杏MAP导航

K?rko

Dita kund?r trafikimit t? qenieve njer?zore, takimi me Pap?n e shtegtimi m? 7 shkurt

"Ambasador?t e Shpres?s. S? bashku kund?r trafikimit t? qenieve njer?zore": kjo, tema e zgjedhur, n? vazhdim?si me Jubileun, p?r Dit?n e nj?mb?dhjet? Bot?rore t? Lutjes dhe Reflektimit kund?r Trafikimit t? Qenieve Njer?zore, e cila festohet ?do vit m? 8 shkurt, me rastin e fest?s s? Sh?n Bakhit?s, gruas e murgesh?s sudaneze, viktim? e trafikimit dhe simbol universal i angazhimit t? Kish?s n? luft? kund?r k?tij fenomeni.

R.SH. / Vatikan

Të rinjtë e rrjetit global kundër trafikimit të njerëzve nga të gjitha kontinentet, do të mbërrijnë në Romë për Ditës Ndërkombëtare kushtuar fenomenit dramatik global të trafikimit të qenieve njerëzore. Grupi do të bashkohet me përfaqësuesit e organizatave që përgatisin Ditën për një javë formimi e takimesh, me një çast qendror lutjeje dhe reflektimi së bashku me Papën Françesku.

Paraditen e së premtes, më 7 shkurt, Papa Françesku do të takohet me delegacionin e ambasadorëve të rinj, të mbijetuarve dhe përfaqësuesve të rrjetit të organizatave, që e përgatisin këtë ditë. Menjëherë pas, do të ketë një shtegtim online lutjeje dhe reflektimi kundër trafikimit, që përshkon të gjitha kontinentet e oraret. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në 5 gjuhë (anglisht, spanjisht, portugalisht, frëngjisht, italisht) në .

Ishte vetë Papa Françesku që deshi ta themelonte këtë Ditë në vitin 2015, duke ia besuar organizimin Bashkimit Ndërkombëtar të Eprorëve të Përgjithshëm (UISG) dhe Bashkimit të Eprorëve të Përgjithshëm (USG), ndërsa koordinimin e tij, Rrjetit Ndërkombëtar kundër Trafikimit 'Talitha Kum', që ka më shumë se 6000 motra rregulltare, miq dhe partnerë në të katër anët e botës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, sot, në mbarë botën, trafikohen rreth 50 milionë njerëz. Ata që i vuajnë më shumë pasojat janë gratë, fëmijët, emigrantët dhe refugjatët. Një ndër tri viktima është fëmijë, ndërsa 79% e viktimave të shfrytëzimit seksual në nivel global janë gra dhe vajza. Rreth 120 milionë njerëz, detyrohen të migrojnë. Luftërat, konfliktet, dhuna, varfëria, fatkeqësitë i shtyjnë të braktisin shtëpitë e tyre, duke i bërë veçanërisht të prekshëm ndaj trafikimit dhe shfrytëzimit për shkak të rreziqeve të rrugëve. E edhe për shkak se njerëzit shpesh përdorin trafikantët ose tregun e zi, për të lëvizur nga një vend, në tjetrin.

Gjatë javës, që nis më 8 shkurt, mijëra njerëz në mbarë botën, në shumë famulli, komunitete, shoqata, do të mblidhen për çaste lutjesh, takimesh, qëndrimesh kundër këtij krimi të tmerrshëm. Në Romë nismat do të nisin të dielën, 2 shkurt, me pjesëmarrjen në lutjen e Engjëllit, në Sheshin e Shën Pjetrit, së bashku me Papën Françesku. Të hënën, më 3 shkurt, delegacioni i të rinjve do të bëjë një shtegtim nëpër tri Portat Shenjte të Jubileut, duke përdorur aplikacionin Walking in Dignity. Të martën, më 4 shkurt, në orën 16:30 do të ketë një protestë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Sheshin Santa Maria, në Trastevere e, më pas, në orën 17:30, në Bazilikën e Shën Marisë, do të kremtohet një takim ekumenik lutjeje në anglisht e italisht.

Aktivitetet e ndërgjegjësimit për çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore do të vazhdojnë të mërkurën, më 5 shkurt; Të enjten, 6 shkurt, paradite, shtegtimi i të rinjve në Portat e Shenjta; ndërsa pasdite, nga ora 17.00 - deri në orën 19.00, në Universitetin Papnor të Kryqit Shenjt, në Romë, do të zhvillohet manifestimi “Thirrje për shpresë dhe shërim” me dëshmitë e disa të mbijetuarve të trafikimit, të rinjve, aktivistëve dhe artistëve, si grupi Gen Verde.

Paraditen e së premtes, 7 shkurt, Papa Françesku do të takohet me delegacionin e ambasadorëve të rinj, të mbijetuarve dhe përfaqësuesve të rrjetit të organizatave që janë në krye të kësaj dite. Menjëherë pas, do të ketë një shtegtim online lutjeje dhe reflektimi kundër trafikimit që përshkon të gjitha kontinentet dhe zonat kohore. Të shtunën, më 8 shkurt, Ambasadorët e Rinj do të mblidhen për një ditë të plotë dialogu dhe pune, që do të kulmojë me nisjen e Thirrjes së re Globale për Veprim kundër trafikimit, e cila do të bëhet mjet i ri  ndërgjegjësimi dhe mobilizimi për t’u përdorë në mbarë botën!

02 shkurt 2025, 14:07