杏MAP导航

K?rko

Kard. Tagle: dialogu midis besimtar?ve antidoti ndaj mosbesimit dhe armiq?sis? ndaj dimensionit fetar

N? nj? bot? ku sekularizimi po p?rparon gjithnj? e m? shum?, “antidoti i vet?m ?sht? takimi dhe dialogu i bazuar n? miq?sin? dhe respektin midis njer?zve t? traditave t? ndryshme fetare”. Kjo “mund t? na ndihmoj? t? kap?rcejm? at? ”form? dyshimi t? cil?n, p?r fat t? keq, e shohim gjithnj? e m? shpesh n? shoq?rit? shum? t? laicizuara“, dometh?n? mosbesimin apo edhe armiq?sin? jo vet?m ndaj traditave specifike fetare por ndaj vet? dimensionit fetar”

R.SH. / Vatikan

Në një botë ku sekularizimi po përparon gjithnjë e më shumë, “antidoti i vetëm është takimi dhe dialogu i bazuar në miqësinë dhe respektin midis njerëzve të traditave të ndryshme fetare”. Kjo “mund të na ndihmojë të kapërcejmë atë ”formë dyshimi të cilën, për fat të keq, e shohim gjithnjë e më shpesh në shoqëritë shumë të laicizuara“, domethënë mosbesimin apo edhe armiqësinë jo vetëm ndaj traditave specifike fetare, por ndaj vetë dimensionit fetar”.

Ky është skenari që Kardinali Luis Antonio Gokim Tagle, Pro-Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin - Seksioni për ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta – përshkroi në fjalimin e tij të mbajtur, më 4 shkurtin e kaluar, në Abu Dhabi, në hapjen e ceremonisë për dhënien e Çmimi Zayed për Vëllazërinë Njerëzore 2025. Çmimi Zayed u krijua në vitin 2019, pas nënshkrimit të ‘Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore për Paqen Botërore dhe Bashkëjetesën’, nënshkruar më 4 shkurt të atij viti në Abu Dhabi nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azhar, Sheikh Ahmed al-Tayyeb.

Gjashtë vjet pas atij nënshkrimi historik, në “Abrahamic Family House”, një strukturë që lindi pas publikimit të dokumentit, Kardinali Tagle, si përfaqësues i Selisë së Shenjtë, siguroi të pranishmit se Kisha Katolike njeh dhe mbështet vlerën ”e promovimit të miqësisë dhe respektit midis burrave dhe grave të traditave të ndryshme fetare“ dhe shtoi se, "sa të rëndësishëm janë këta elementë sot, “pasi, nga njëra anë, bota është bërë, në një farë mënyre, ‘më e vogël’ se kurrë, dhe, nga ana tjetër, fenomeni i migrimit ka intensifikuar kontaktet midis njerëzve dhe komuniteteve të traditave, kulturave të ndryshme dhe fe”.

Në vise të ndryshme të botës – vuri në dukje Pro-Prefekti i Dikasterit misionar të Vatikanit - “ka situata në të cilat bashkëjetesa është e vështirë dhe në të cilat motivimet politike ose ekonomike shfrytëzojnë dallimet kulturore ose fetare, duke nxitur keqkuptime ose gabime të së kaluarës, duke krijuar një klimë dyshimi dhe frike. Prandaj është e domosdoshme ftesa për të reflektuar mbi dialogun si “i vetmi antidot ndaj këtij” fenomeni.

“Në fakt, sa herë që ndërmarrim këtë rrugë, duke ndjekur udhën e gjurmuar nga 'Dokumenti mbi Vëllazërinë Njerëzore', bëhemi gjithnjë e më autentikisht human”, theksoi Pro-Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, duke ripohuar se në shoqëritë e laicizuara, ku “feja shihet si diçka e padobishme apo edhe e rrezikshme, shpesh mendohet se bashkëjetesa është e mundur vetëm nëse njerëzit e zhvendosin përkatësinë e tyre fetare në sferën thjesht private ose takohen në hapësira ‘neutrale’, pa asnjë pikë referimi ndaj transcendencës”, dialogu është me të vërtetë e vetmja zgjidhje e mundshme.

“Është e pamundur të mendohet se vëllazëria mund të lindë në një ‘laborator’. Natyrisht, është e nevojshme që të gjithë të respektojnë besimet e sinqerta të të tjerëve, përfshirë jobesimtarët, por ne duhet të kemi guximin dhe durimin për ta bërë këtë duke i qëndruar besnikë asaj se kush jemi dhe çfarë besojmë”, përfundoi kardinali Tagle, duke nënvizuar se si “njohja e së drejtës themelore për lirinë fetare, në të gjitha dimensionet e saj, është thelbësore për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”.

Që nga themelimi i tij (2019) deri më sot, Çmimi Zayed për Vëllazërinë Njerëzore u është dhënë 16 personaliteteve të ndryshme, duke përfshirë 11 individë dhe 5 organizata. Në përgjithëse, 66 vende janë të përfshira në procesin e aplikimit të dokumentit të lartpërmendur. Këtë vit, çmimi Zayed u mor nga World Central Kitchen, një organizatë humanitare që ofron ndihmë ushqimore për komunitetet e prekura nga krizat dhe konfliktet. Kryeministrja e Barbados, Mia Mottley, u shpërblye gjithashtu për angazhimin e saj në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Një çmim iu dha edhe shpikësit etiopio-amerikan Heman Bekele: në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ai zhvilloi një sapun ekonomikisht të lirë që parandalon dhe shëron kancerin e lëkurës në fazat e hershme. (nga Agjencia Fides).

07 shkurt 2025, 13:21