杏MAP导航

K?rko

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit Kardinali Parolin Sekretari i Shtetit t? Vatikanit Kardinali Parolin

Kard. Parolin: t? kontribuojm? p?r nj? paqe t? drejt? dhe t? q?ndrueshme, jo imponimeve t? nj?anshme

R.SH. / Vatikan

Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, lufta në Ukrainë, situata në Siri, prania e të krishterëve në Lindjen e Mesme, paqja botërore, problemet e realitetit bashkëkohor dhe Kishës, shpresat që gjallërojnë jubileun: këto janë disa nga temat e trajtuara nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në intervistën e dhënë drejtorit të gazetës italiane “L'Eco di Bergamo” Alberto Ceresoli dhe botuar sot, 15 shkurt. Pyetja e parë ka të bëjë me armëpushimin në Gaza dhe kardinali Parolin shpreson që armëpushimi të jetë “permanent dhe t'i japë fund vuajtjeve të popullit palestinez” në Rripin e Gazës “dhe në pjesën tjetër të Palestinës”. “Tani duhet t'u japim shenja shprese të dyve: si izraelitëve ashtu edhe palestinezëve”. Sa i përket Sirisë, “është e nevojshme të kuptojmë se në cilinnë ç’drejtim po shkohet” dhe duhet të shoqërohet” përgjatë rrugës së gjithëpërfshirjes dhe bashkëjetesës harmonike“. Shpresa e kardinalit Parolin është që komuniteti ndërkombëtar, dhe në veçanti kombet fqinje, do ta ndihmojnë Sirinë të mbetet e paprekur territorialisht, duke ndihmuar popullsinë e cila gjendet në varfërinë që ka krijuar lufta në këto vite të gjata.

Të krishterët në Lindjen e Mesme

Realitetet e vështira socio-politike në Lindjen e Mesme çojnë në pyetjen se çfarë roli mund të kenë të krishterët atje sot, të cilat nuk janë pakicë, saktëson kardinalin Parolin, por një “komponent” thelbësor dhe i domosdoshëm, të cilët gjithmonë kanë kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e vendeve të tyre“. Sa i përket Tokës së Shenjtë, “çdo i krishterë duhet të jetë në gjendje të shkojë atje lirisht dhe pa kufizime“, thotë kardinali pa harruar vendet e tjera të shenjta në Egjipt, Liban, Siri dhe Jordani.

Paqja në Ukrainë dhe në mbarë botën

Për sa i përket Ukrainës, Sekretari i Shtetit të Vatikanit thotë se “të gjithë mund të kontribuojnë për paqen”, por zgjidhjet “nuk duhet të ndiqen kurrë përmes imponimeve të njëanshme”, me rrezikun “e shkeljes së të drejtave të popujve të tërë, përndryshe nuk do të ketë kurrë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Në diplomaci ne kemi nevojë për “një qasje që shkon përtej logjikës së konfliktit dhe favorizon dialogun gjithëpërfshirës - shton kard. Parolin - durimin dhe ndërtimin e besimit midis palëve”, dhe për këtë arsye “është thelbësore të besohet në ‘multilateralizmin’ dhe të forcohet roli i institucioneve ndërkombëtare”. Por për të bërë paqe“, nënvizon kardinali, kemi nevojë për ” guxim“, siç këmbëngul Papa Françesku, dhe akoma për ” drejtësi dhe falje, tre vlera që duken gjithnjë e më të munguara në shoqërinë bashkëkohore“.

15 shkurt 2025, 18:02