杏MAP导航

K?rko

Imzot Joseph Ballong-Wen-Mewuda Imzot Joseph Ballong-Wen-Mewuda

Imzot Ballong, i cili i sh?rbeu Radios s? Vatikanit p?r 34 vjet, nd?rroi jet?

Drejtori i par? i programit franko-afrikan t? Radio Vatikanit nd?rroi jet? t? shtun?n, m? 1 shkurt 2025, n? Rom?, n? mosh?n 76-vje?are. Z?ri i tij njihej p?rmes programit "Rendez-vous avec l'Afrique", “Takim me Afrik?n”

R.SH. / Vatikan

Meshtari i dioqezës së Kara, në Togo, Imzot Joseph Ballong-Wen-Mewuda i kushtoi shumë vite të jetës së tij shërbimit të Kishës, si meshtar dhe zë i njohur i Radio Vatikanit. Për 34 vjet, përmes valëve, informoi botën me lajme  për Papën, Vatikanin, kishën universale dhe afrikane, shoqërinë dhe shumë probleme të tjera. Nga viti 1986 deri më 2013 ishte përgjegjës për seksionin franko-afrikan të Radio Vatikanit, edicioni i përditshëm i të cilit paraqitej me ftesën "Takim me Afrikën", shqiptuar me zërin e tij. Për shumë dëgjues, "ishte një nga burimet më të besueshme të informacionit". Në vitin 2021, me rastin e 60-vjetorit të transmetimeve të përditshme të Radio Vatikanit në Afrikë, Imzot Ballong theksoi se, në peizazhin e gjerë mediatik të sotëm, transmetimi i informacionit të besueshëm dhe të verifikueshëm është ai që e bën Radio Vatikanin të veçantë ndërmjet zërave të tjerë, që vijnë nga mbarë bota!

Specifikë afrikane, në Radio Vatikan

Programet e Radio Vatikanit për Afrikën filluan në vitin 1950. Por vetëm në vitin 1961 vendet e ndryshme nisën të merrnin lajme të rregullta nga Papa dhe Kisha universale, nga kishat lokale dhe nga burime të tjera socio-politike. Transmetimet ditore në Afrikë ishin rregullisht në anglisht, frëngjisht, portugalisht, arabisht dhe kiswahili. Vite më vonë u shtuan gjuhët amharike, tigrinja dhe të tjera afrikane. Transmetimet franceze në Afrikë dhe Madagaskar datojnë që në periudhën pas Koncilit II të Vatikanit, me kërkesë të ipeshkvijve afrikanë që donin programe të veçanta për Afrikën, siç e ka shpjeguar disa herë imzot Ballong. Programi, siç kujtonte gjithmonë, në vitin 2021 u ripërtri "për t'u dhënë këtyre transmetimeve një fytyrë afrikane", kjo ishte një nga arsyet pse programi franko-afrikan titullohej "Rendez-vous avec l'Afrique", Takim me Afrikën.

Atë Ballong, pararendës afrikan i Radio Vatikanit

Puna e këtij "pararendësi afrikan" brenda institucionit të medias së Vatikanit "do të mbetet e skalitur në kujtesën tonë"- thotë jezuiti Jean-Pierre Bodjoko, i cili pasoi Imzotin Ballong si kreu i shërbimit "Afrika Franceze" të Radios së Vatikanit. "Ai integroi gjuhët afrikane - Ewondo, Kikongo, Kinyarwanda, Kirundi, Lingala, Malagasy, Tshiluba - në programet e transmetuara nga Radio Vatikani" - nënvizon jezuiti kongolez, duke shpjeguar se si "ky njeri rigoroz la një gjurmë të paharrueshme me praninë e tij afrikane në Radio Vatikan. Unë munda të vazhdoj punën e tij duke e ndjekur e duke u dhënë hapësirë ??të mjaftueshme lajmeve nga kishat lokale afrikane" - vazhdon Atë Bodjoko, i cili ishte përgjegjës për shërbimin "Afrika Franceze" nga 2013 deri në 2021.

Albert Mianzoukouta, për 25 vjet në krah të Imzotit Ballong

Albert Mianzoukouta,  gazetar nga Kongoja-Brazzaville, aktualisht drejtor i Semaine Africaine, e përdyjavshme e Konferencës Ipeshkvnore të vendit, ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Atë Ballong në Radio Vatikan, ku përfaqësoi kontinentin afrikan dhe Kishën, sipas natyrës së saj afrikane!

03 shkurt 2025, 18:52