杏MAP导航

K?rko

IA, Imzot Paglia: sfida e madhe ?sht? humanizimi i teknologjis?, Evropa ka p?rgjegj?si t? m?dha IA, Imzot Paglia: sfida e madhe ?sht? humanizimi i teknologjis?, Evropa ka p?rgjegj?si t? m?dha

IA, Imzot Paglia: sfida e madhe ?sht? humanizimi i teknologjis?

Kryetari i Akademis? Papnore p?r Jet?n, Imzot Paglia, n? Paris p?r samitin mbi Inteligjenc?n Artificiale, me pjes?marr?s ekspert? n? fush?n e teknologjive t? reja, kujton angazhimin e Selis? s? Shenjt? me Thirrjen e Rom?s p?r Etik?n e IA-s? dhe n?nvizon urgjenc?n p?r "zgjerimin e vet?dijes lidhur me k?t? kufi t? ri, q? mund ta transformoj? edhe njeriun". Thirrje Evrop?s: "Me tradit?n tuaj humaniste, na ndihmoni t? rizbulojm? qend?rsin? e personit n? k?t? bot? t? hiper-teknologjizuar"

R.SH. / Vatikan

Kryetari i Akademisë Papnore për Jetën, Imzot Vincenzo Paglia, në Paris për samitin mbi Inteligjencën Artificiale, me pjesëmarrës ekspertë në fushën e teknologjive të reja, kujton angazhimin e Selisë së Shenjtë me Thirrjen e Romës për Etikën e IA-së dhe nënvizon urgjencën për "zgjerimin e vetëdijes lidhur me këtë kufi të ri, që mund ta transformojë edhe njeriun". 

Përveç mësimit tashmë të pasur të Papës mbi Inteligjencën Artificiale, prej disa vitesh Akademia Papnore për Jetën po reflekton edhe mbi këtë revolucion teknologjik, mundësitë por edhe rreziqet e të cilit, janë të prekshme. Nga ky interes lindi marrëdhënia dhe bashkëpunimi i presidentit të Microsoft, Bras Smith dhe Presidentit të Akademisë Papnore për Jetën Imzot Vincenzo Paglia, i cili ndodhet në Paris për Samitin mbi AI (Inteligjecën Artificiale), ku sot e nesër, më 10 dhe 11 shkurt, mblidhen një mijë personalitete me ndikim në këtë sektor.

I bashkëkryesuar me Indinë, takimi ndërkombëtar synon të përcaktojë bazën e qeverisjes globale të Inteligjencës Artificiale. E mzot Paglia është zëdhënësi i këndvështrimit etik të Kishës Katolike për këtë çështje, veçanërisht për reflektimin mbi kufijtë, shpesh të paqartë, ndërmjet makinave dhe qenieve njerëzore. Kjo është pikërisht zemra e Thirrjes së Romës për Etikën e IA-s,  marrëveshje e nënshkruar në Romë më 28 shkurt 2020, nën kujdesin e Akademisë për Jetën, nga Microsoft, IBM, FAO dhe Qeveria Italiane. Në pesë vjet, shumë nënshkrues të tjerë e miratuan tekstin. Imzot Paglia i drejton një thirrje Evropës e cila: "me traditën e saj humaniste, duhet të na ndihmojë të rizbulojmë qendërsinë e personit në këtë botë të hiper-teknologjizuar".

10 shkurt 2025, 13:24