杏MAP导航

K?rko

Deklarata P?rfundimtare e Samitit Bot?ror p?r t? Drejtat e F?mij?ve Deklarata P?rfundimtare e Samitit Bot?ror p?r t? Drejtat e F?mij?ve

Deklarata p?rfundimtare e Samitit Bot?ror p?r t? Drejtat e F?mij?ve

Deklarat?s P?rfundimtare t? Samitit Bot?ror p?r t? Drejtat e F?mij?ve me tet? pika, n?nshkruar nga Papa Fran?esku t? h?n?n, 3 shkurt, n? Sall?n Klementine n? Vatikan. Miliona f?mij? jetojn? n? kushte varf?rie, lufte, shfryt?zimi dhe padrejt?sie, me pasoja shkat?rruese p?r rritjen dhe t? ardhmen e tyre, thuhet n? deklarat?n P?rfundimtare t? Samitit Bot?ror p?r t? Drejtat e F?mij?ve

R.SH. / Vatikan

Lderët botërorë, që morën pjesë Samitit Botëror për të Drejtat e Fëmijëve, i cili u mbajt, të hënën më 3 shkurt, në Vatikan, kërkojnë "më shumë përgjegjësi’ për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, të cilat ende sot shkelen gjerësisht. Fëmijët duhet të mbrohen gjithashtu edhe në shoqëritë më të pasura. Indiferenca nuk mund të bëhet normë. Fenomeni i fëmijëve pa mbrojtje është alarmant".  Samiti ndërkombëtar kushtuar të drejtave të fëmijëve në Vatikan u përmblodh në disa pika në një dokument prej 8 pikësh të nënshkruar nga pjesëmarrësit duke filluar nga Papa.

Po botojmë tekstin e Deklaratës Përfundimtare të Samitit Botëror për të Drejtat e Fëmijëve me tetë pika, nënshkruar nga Papa Françesku të hënën, 3 shkurt 2025, në Sallën Klementine në Vatikan.

Të drejtat e fëmijëve shkelen ende gjerësisht.

Miliona fëmijë jetojnë në kushte varfërie, lufte, shfrytëzimi dhe padrejtësie, me pasoja shkatërruese për rritjen dhe të ardhmen e tyre. Shumë fëmijë vdesin si emigrantë në det, në shkretëtirë ose përgjatë rrugëve të shumta të udhëtimeve të dëshpëruara dhe shpresëdhënëse e si viktima të konfliktit. Shumë të tjerë i nënshtrohen mungesës së kujdesit a llojeve të ndryshme të shfrytëzimit.

Edhe fëmijët në shoqëritë më të pasura duhet të mbrohen

Shumë fëmijë jetojnë në periferi të vështira, ku shpesh janë viktima të brishtësisë dhe problemeve të tilla si braktisja e shkollës apo mungesa e shërbimeve shëndetësore bazë, të cilat i shtyjnë adoleshentët të marrin rrugën e dhunës apo të vetëdëmtimit. Por edhe në situata mirëqenieje, individualizmi i tepruar dhe konsumizmi i shfrenuar krijojnë të rinj të shqetësuar ose të dëshpëruar, të cilët duhen dëgjuar e duhen mbrojtur.

Indiferenca nuk mund të bëhet normë.

Është themelore t'i rezistojmë varësisë nga padrejtësitë e pësuara prej të miturve dhe të kundërshtojmë pandjeshmërinë e krijuar nga disa dinamika mediatike.

Fenomeni i fëmijëve të pambrojtur është alarmant

Miliona fëmijë janë të zhvendosur, të pastrehë, të trafikuar ose të punësuar me detyrim, ndërkohë që shumë prej tyre nuk janë të regjistruar as në lindje, duke u privuar nga të drejtat elementare. Në vitin 2025, me gjithë përparimin teknologjik, në dukje i arritur, ka ende fëmijë që vdesin nga uria ose për shkak se nuk kanë burime uji të pastër. E kjo është e papranueshme. E drejta për ushqim dhe e drejta për ujë janë dy të drejta themelore që duhet të garantohen për të gjithë, domosdoshmërisht. Bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë për të mbrojtur këto të drejta themelore, të cilat do të kërcënohen më tej nga urgjenca aktuale klimatike. Të gjithë jemi bashkëpërgjegjës për mbrojtjen e më të cenuarve, nuk na lejohet t’ua kthejmë shpinën.

Kombet duhet të marrin përgjegjësi më të mëdha

Pavarësisht nga fakti se ekzistojnë dokumente dhe konventa ndërkombëtare, procesi i zbatimit, ende i paplotë, lë miliona fëmijë pa mbrojtje të përshtatshme.

Nevojitet një angazhim global për mbrojtjen e fëmijëve

Duhet të promovojmë kulturën e jetës, respektimin dhe mbrojtjen e të miturve, duke kundërshtuar luftërat, shfrytëzimin dhe praktikat që u mohojnë të drejtën për një të ardhme dinjitoze e edhe ta luftojmë me të gjitha forcat tona “kulturën e hedhur”.

Paqja fillon me fëmijët dhe mbrojtjen e tyre.

Paqja është dhuratë nga Zoti, por edhe përgjegjësi që i është besuar secilit prej nesh. Për ta siguruar, duhet të fillojmë me gjeste të vogla të përditshme: falje, mirëseardhje, pajtim. Këto janë gjestet që duhet t'u mësojmë fëmijëve që në moshë të re, e farat që duhet të mbjellim, në mënyrë që rrënjët e paqes, të dashurisë dhe  të dialogut të rriten kërcellfortë, që një ditë të japin fryte. Feja na mëson se forca e vërtetë qëndron tek dashuria dhe tek dialogu, jo tek dhuna apo shtypja, dhe për këtë arsye ne i shikojmë fëmijët dhe pafajësinë e tyre si shembull për t'u ndjekur në besim. Të lutemi si fëmijë, me besim dhe shpresë, sepse vetëm me ndihmën e Zotit mund t’i shembim muret dhe ta shndërrojmë botën në shtëpi vëllezërish. Të angazhohemi çdo ditë për të qenë ndërtues të paqes, me zemër të hapur dhe duar të gatshme për t'i shërbyer të mirës.

Dokument për të drejtat e fëmijëve

Fëmijët janë mishërimi i vërtetë i Shpresës, bartës të pastër të Fesë. Në kuadër të këtij Viti Jubilar, kushtuar posaçërisht Shpresës, tema e mbrojtjes së tyre është themelore: do të jetë ky, pra, argumenti të cilit Ati i Shenjtë dëshiron t’i kushtojë një dokument.

05 shkurt 2025, 14:08