杏MAP导航

K?rko

Bullgari: takimi i par? i Patriarkut Ortodoks Daniil me Nuncin Suriani

N? Sofje pak dit? m? par? u mbajt nj? takim p?r t? ripohuar marr?dh?niet e mira nd?rmjet Kish?s Ortodokse Bullgare dhe Selis? s? Shenjt?. Papa Fran?esku, n?p?rmjet nuncit, e uroi Patriarkun p?r fillimin e misionit t? tij

R.SH. / Vatikan

Më 6 shkurt, Patriarku ortodoks bullgar Daniel u takua për herë të parë me Nuncin Apostolik, Imzot Luciano Suriani, në Pallatin Sinodal në Sofje. Të pranishëm në takim, edhe Mitropoliti i Veliko Tërnovës, Gregori; Mitropoliti për Evropën Perëndimore, Anthony; Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë, peshkopi Gerasim si dhe Atë Ivan Ivanov, administrator kishtar i famullive ortodokse Bullgare në Itali.

Urimet e Papës

Imzot Suriani i përcolli Patriarkut urimin e Papës Françesku për zgjedhjen dhe kurorëzimin e tij dhe i uroi mision të mbarë si kreu i Kishës Ortodokse Bullgare. Gjatë takimit u ripohuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kishës Ortodokse Bullgare dhe Selisë së Shenjtë dhe u shkëmbyen falënderime lidhur me sigurimin e objekteve të kultit për shërbesat liturgjike të famullive ortodokse bullgare, nga Kisha Katolike në Evropën Perëndimore.

Drejtuesit e Kishës Ortodokse kujtuan nismat e shumta të përbashkëta, si dhurimin e relikeve të Shën Potitit të Serdikës dhe Shën Klementit, në vitin 2020, nga Papa Françesku, aktualisht në kishën e Shën Sofisë. Patriarku Danil vuri në dukje historinë e gjatë të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kishës Ortodokse Bullgare e Kishës Katolike dhe pohoi se pavarësisht dallimeve, duhet të ecim drejt Atij, që na bashkon: Zotit tonë Jezu Krisht. Takimi u mbyll me urimet e Vitit të Ri dhe me shpresën që Zoti të bekojë nisma të mira në favor të Kishës së Krishtit.

09 shkurt 2025, 16:45