杏MAP导航

K?rko

2025.01.09 Takimi Pap?s me Trupit Diplomatik pran? Selis? s? Shenjt? 2025.01.09 Takimi Pap?s me Trupit Diplomatik pran? Selis? s? Shenjt?

Marr?dh?niet diplomatike t? Selis? s? Shenjt? me 184 shtete dhe organizata

N? dit?n e audienc?s s? Pap?s me Trupin Diplomatik t? akredituar pran? Selis? s? Shenjt?, Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se jan? 184 shtetet me t? cilat ka marr?dh?nie t? plota. Gjat? vitit 2024 u n?nshkrua Protokolli i Dyt? Shtes? i Marr?veshjes me Burkina Fason, u vazhdua vlefshm?ria e Marr?veshjes s? P?rkohshme p?r em?rimin e ipeshvijve me Republik?n Popullore t? Kin?s dhe u n?nshkrua Marr?veshja me Republik?n ?eke p?r disa ??shtje juridike.

R.SH. / Vatikan

“Përballë kërcënimit gjithnjë e më konkret të një lufte botërore, vokacioni i diplomacisë është të promovojë dialogun me të gjithë, duke përfshirë bashkëbiseduesit që konsiderohen më “të papërshtatshëm” ose që nuk konsiderohen të legjitimuar për të negociuar”. Kështu pohon mes tjerash Papa në fjalën e tij para trupit diplomatike të akredituar pranë Selisë së Shenjtë (lexuar nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, monsignor Ciampanelli,) duke theksuar se nevojitet “një diplomaci shprese”. Kjo është mënyra dhe udha e vetme për të thyer zinxhirët e urrejtjes dhe hakmarrjes që burgosin, çaktivizimi i egoizmit, krenarisë dhe mendjemadhësisë njerëzore, që janë rrënja e çdo vullneti luftarak që shkatërron”.

Sot, në ditën e audiencës së Papës me Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se Selia e Shenjtë  ka marrëdhënie të plota me 184 Shtete. Gjatë vitit 2024 u nënshkrua Protokolli i Dytë Shtesë i Marrëveshjes me Burkina Fason, u vazhdua vlefshmëria e Marrëveshjes së Përkohshme për emërimin e ipeshvijve me Republikën Popullore të Kinës dhe u nënshkrua Marrëveshja me Republikën Çeke për disa çështje juridike.

184 Shtete kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë

Kujtojmë se janë 184 Shtete që aktualisht mbajnë marrëdhënie të plota diplomatike me Selinë e Shenjtë, ndër to edhe Shqipëria. Këtyre duhen shtuar Bashkimi Evropian dhe Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës. Misionet diplomatike të akredituara pranë Selinë e Shenjtë me seli në Romë, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, janë 90.

Gjithashtu janë të vendosura në Romë edhe Zyrat e akredituara pranë Selisë së Shenjtë nga Lidhja e Shteteve Arabe, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Gjatë vitit 2024, më 11 tetor, u nënshkrua Protokolli i Dytë Shtesë i Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Burkina Fasos për statusin ligjor të Kishës Katolike në Burkina Faso. Më 22 tetor, Selia e Shenjtë dhe Republika Popullore e Kinës ranë dakord të zgjasin edhe për katër vjet të tjera vlefshmërinë e Marrëveshjes së Përkohshme për Emërimin e Ipeshkvijve, nënshkruar më 22 shtator 2018 e rinovuar më 22 tetor 2020 dhe më 22 tetor 2022. Së fundi, më 24 tetor u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Çeke për disa çështje juridike.

09 janar 2025, 10:53