杏MAP导航

K?rko

Imzot Paul Richard Gallagher Imzot Paul Richard Gallagher

Kryeipeshkvi Imzot Gallagher viziton Principat?n e Monakos

Sekretari i Vatikanit p?r Marr?dh?niet me Shtetet, Imzot Gallagher ndodhet n? Principat?n e Monakos. N? program, audienca me Princin Albert II dhe procesioni kushtuar Pajtores, Sh?n Devot?s, s? bashku me familjen princore. Nes?r, Mesha n? katedrale e, m? pas, takimi me klerin vendas

R.SH. / Vatikan

Nisi dje, e dielë 26 dhe do të zgjasë deri të martën më 28 janar, vizita e Kryeipeshkvit Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, në Principatën e Monakos. Prelati do të marrë pjesë në kremtimet kushtuar Shën Devotës, martire e krishterë e lindur në Korsikë dhe e nderuar si Pajtore qiellore e Principatës.

Sipas programit, transmetuar nga Sekretaria e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Imzot Gallagher pritet sot në audiencë nga Princi Albert II, në Pallatin Grimaldi. Më pas, së bashku me familjen princore, do të marrë pjesë në procesionin e Shën Devotës, në rrugën që mban emrin e Presidentit John F. Kennedy.

Nesër Kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallagher do të kremtojë Meshën me rastin e festës së Pajtores qiellore, në Katedralen e Zojës së Papërlyer. Menjëherë pas do të takohet, në selinë e Kryedioqezës së vendit, me klerin, besimtarët, besimtaret dhe shoqatat dioqezane të Principatës së Monakos.

27 janar 2025, 11:12