杏MAP导航

K?rko

Kardinali Parolin n? Norvegji: shpres? p?r nj? bot? t? vrar? nga lufta

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, Kardinali Parolin, ndodhet sot n? Oslo, p?r shugurimin ipeshkvnor t? Imzot Frederik Hansen. E nga Norvegjia, uron paqe p?r shum? vende n? konflikt, si Ukraina, Palestina, Izraeli, Mianmari dhe Sudani.

R.SH. / Vatikan

Dhuratën e shpresës për “të gjithë botën dhe veçanërisht për rajonet e prekura nga lufta”: këtë kërkoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në predikimin e sotëm, 18 janar, në Oslo. Në kryeqytetin norvegjez, kryesoi Meshën me shugurimin ipeshkvnor të Imzot Fredrik Hansen, emëruar bashkëpunëtor i së njëjtës dioqezë, më 1 nëntorin e kaluar.

Mendimi për shumë vende në luftë

Duke i drejtuar një mendim të veçantë "Ukrainës së martirizuar, Palestinës, Izraelit, Mianmarit dhe Sudanit", Kardinali kujtoi - njëkohësisht - rëndësinë e "ekumenizmit të dashurisë vëllazërore", të shprehur mirë në vendin skandinav nga " hapja e madhe ”, nga “dialogu” dhe “bashkëpunimi i ndërsjellë” që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet katolikëve dhe luteranëve. "Kjo rrugë e vëllazërisë dhe e solidaritetit të krishterë" - theksoi kardinali Parolin - "është më e nevojshme dhe më urgjente se kurrë për të përballuar sfidat e shumta që u vë kishave bota bashkëkohore

Vëllazëri dhe solidaritet

Po kështu, Sekretari i Shtetit të Vatikanit shprehu vlerësimin për ndihmën që Kisha Norvegjeze dhe Kisha Skandinave në tërësi, u ofrojnë vendeve në zhvillim, “duke filluar nga mirëpritja, gjatë gjithë këtyre viteve, e emigrantëve dhe refugjatëve, me një përqafim vërtet katolik”. Më pas, duke sjellë “përshëndetjen dhe bekimin” e Papës Françesku për “grigjen e vogël” të besimtarëve norvegjezë, Kardinali falënderoi bashkësinë vendase për çdo akt “kthimi të zemrës” - që kujtohet shpesh nga Papa në Enciklikën e fundit  Dilexit nos - dhe "për çdo gjest të mirëfilltë vëllazërimi dhe solidariteti që i ka bërë të tjerët të perceptojnë praninë e Zemrës së Krishtit".

Shërbesa ipeshkvnore, si shërbim dhe jo si ushtrim pushteti

Imzot Hansenit kardinali Parolin i foli për tiparet e nevojshme në rolin e tij të ri, domethënë "stil shërbimi modest" dhe jo "ushtrim pushteti"; “ngjasim me Krishtin, që kërkon mohim të vazhdueshëm personal”; “thirrje e pandërprerë e Shpirtit Shenjt”, për të mos përfunduar “jashtë rrugës”, duke devijuar “nga vija e drejtë e fesë dhe nga morali”.

Të mësosh, të shenjtërosh, të qeverisësh

Të mësosh, të shenjtërosh, të qeverisësh - shtoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit - duhet të jenë detyrat kryesore të ushtrimit baritor, duke synuar t’i japë shtytje, siç ka pohuar Shën Gjon Pali II në Nxitjen Apostolike Pastores Gregis, "pedagogjisë së vërtetë dhe të duhur të shenjtërisë". Në këtë drejtim, Kardinali Parolin i kujtoi Imzot Hansen-it etapat e udhës së tij formuese: “Së pari në famulli dhe në Kurien dioqezane këtu, në Oslo, pastaj në Romë për studimet e tij, njëmbëdhjetë vjet në diplomacinë papnore e, në këto dy vitet e fundit, si Sulpician”, domethënë, bir i Shën Sulpicit. Të gjitha faza - kujtoi - të jetuara si "rrugë e shenjtërisë", me të përpjetat e tatëpjetat e saj". Më në fund kardinali Parolin ia besoi shërbesën e ipeshkvit të ri dhe të gjithë Kishës vendase “Nënës së Shpresës”, në mënyrë që ajo “t’ua ndriçojë gjithmonë shtegun dhe t’i drejtojë , ditë pas dite, drejt Qiellit”.

Takime me autoritetet norvegjeze

Po në Oslo, dje, më 17 janar, Sekretari i Shtetit të Vatikanit pati takime institucionale me autoritetet norvegjeze, në veçanti me mbretin Harald V dhe Ministrin e jashtëm, Espen Barth Eide. Në të dy diskutimet - kujtoi kardinali në një intervistë për "Katolsk.no", gazetë që i përket Zyrës Dioqezane për Komunikimet Shoqërore - tema qendrore ishte paqja në rrethanat ndërkombëtare.

Ndjehet nevoja për shpresë dhe mirëkuptim të anasjelltë

"Selia e Shenjtë dhe Norvegjia kanë të përbashkët dëshirën për paqe" - nënvizoi kardinali Parolin, duke theksuar edhe se vendi skandinav është "promotor shumë aktiv i paqes, e se ka marrë pjesë e vijon të marrë në shumë bisedime paqeje ndër nivele të ndryshme në mbarë botën”. Në një botë të prekur kudo nga konflikte "dramatike dhe tragjike" që përfundojnë duke goditur edhe "shumë civilë", ka "nevojë për shpresë", përsëriti Sekretari i Shtetit, duke këmbëngulur mbi rëndësinë e dialogut, negociatave dhe mirëkuptimit. Për më tepër - shtoi - "misioni i Kishës është të jetë shenjë paqeje e pajtimi, si brenda kombeve të veçanta, ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare". Po kështu Kardinali Parolin përsëriti urgjencën e vëllazërisë, e njëjta gjë që kujton Papa Françesku në Enciklikën Fratelli tutti: “Jemi thirrur të jetojmë si familje, si familje e Zotit” dhe “ky është kontributi i Kishës për botën, tani e përgjithmonë”, kontribut i ndjekur me qëllimin e “nxitjes së paqes dhe të mirëkuptimit të anasjelltë ndërmjet kombeve”.

 Në Ukrainë "tragjedi humanitare"

Duke u ndaluar veçanërisht tek konflikti në Ukrainë që, në shkurtin e ardhshëm, do të arrijë tragjikisht në tre vjet, Sekretari i Shtetit e quajti “tragjedi të madhe humanitare", "përplot me humbje e shkatërrime". Prej këndej, kujtimi për “ofertën e ndërmjetësimit” nga Papa Françesku, ofertë e “përsëritur shumë herë”. Në të njëjtën kohë, Kardinali kujtoi edhe punën e Selisë së Shenjtë për "mbështetje humanitare", në mënyrë që "të kontribuojë në krijimin e kushteve për paqen e ardhshme". "Ne u dhamë përparësi fëmijëve dhe punuam për t'i lejuar të kthehen nga Rusia në Ukrainë, në familjet e tyre"- theksoi - duke kujtuar nismën e kryer nga kardinali Matteo Maria Zuppi, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane dhe i dërguar i posaçëm i Papës në Kiev, Moskë, Uashington dhe Pekin.

Për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

“Selia e Shenjtë ka punuar në mënyrë aktive për lirimin e të burgosurve të luftës dhe përmirësimin e kushteve të tyre të paraburgimit” - kujtoi Kardinali Parolin – “Këto janë përpjekje të rëndësishme për të krijuar kushte, që e bëjnë të mundur paqen”. Me shpresë për mbarimin sa më të shpejtë të konfliktit, Kardinali e përfundoi intervistën duke nënvizuar se “për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, duhet të ketë besim ndërmjet palëve të përfshira në konflikt”.

18 janar 2025, 17:10