杏MAP导航

K?rko

Kard. Pizzaballa: Shenjt?rimi i Kish?s s? Pag?zimit t? Jezusit ?sht? nj? shenj? uniteti

Patriarku latin i Jeruzalemit Pizzaballa, n? pragun e kremtimit nes?rm t? shenjt?rimit t? Kish?s s? Pag?zimit t? Jezusit n? Jordani, n? prani t? Sekretarit t? Shtetit t? Vatikanit, Kardinalit Parolin, shpreson t? jet?, n? vitin jubilar dhe n? nj? moment kaq dramatik, "nj? shenj? e vazhdim?sis? s? jet?s dhe rritjes s? Kish?s n? t? gjith? Lindjen e Mesme”

R.SH. / Vatikan

“Ky është një moment i shumëpritur. Pas shumë vitesh më në fund jemi në gjendje t'i kushtojmë Kishën e Pagëzimit të Jezusit në Jordani, al-Maghtas”. Duke folur për mediat e Vatikanit, Patriarku Latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, uron që shenjtërimi i Kishës së re kushtuar Pagëzimit të Jezusit, nesër, më 10 janar, në al-Maghtas, në prani të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, të jetë shenjë e vazhdimësisë së jetës dhe rritjes së Kishës në të gjithë Lindjen e Mesme” .

Fjalët e kardinalit Pizzaballa

E gjithë kjo ndodh, shton kardinali Pizzaballa, "në një vit të rëndësishëm, vitin jubilar të Kishës dhe në njëzetepesë vjetorin e shtegtimit në atë vend të shenjtë", duke iu referuar vizitës Shën Papës Gjon Palit II në al-Maghtas. Me atë rast, Papa Woytila ??foli për "një vend kaq të përshkuar nga historia", afër "gjurmëve të qytetit më të lashtë në botë", përshkruar nga Shkrimet e Shenjta të Biblës si "një vend që mban gjurmën jo vetëm të njeriut, por të vetë Zotit”. Njëzet e pesë vjet më vonë, thirrja e Papa Françeskut për të inkurajuar të krishterët e Jordanisë që të imitojnë gjithnjë e më shumë Krishtin, bëhet edhe më e rëndësishme për shkak të konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Kardinali Pizzaballa vëren se si “përkushtimi i një Kishe të re” është pra një “shenjë uniteti dhe shpreh vullnetin për një vazhdimësi të jetës dhe rritjes së Kishës në Jordani dhe në mbarë Lindjen e Mesme”.

Roli i Jordanisë

Kisha e re latine në al-Maghtas ndodhet në një tokë që ishte militarizuar deri në vitet 1990 dhe u identifikua, falë përpjekjeve të françeskanit At Michele Piccirillo, si vendi i "Betanisë përtej Jordanit" për të cilin flet Ungjilli i Gjonit dhe ku u pagëzua Jezusi. Kjo punë, rezultat i koordinimit kolektiv, nuk do të ishte e mundur pa përpjekjet e Jordanisë. Pikërisht për të theksuar rolin e Jordanisë në lindjen dhe zhvillimin e fesë së krishterë, në Aman u inaugurua një ekspozitë, e cila do të mbërrijë në Romë në fund të janarit, në të cilën janë ekspozuar mbi 80 artefakte që datojnë nga shekulli I pas Krishtit dhe që përfshin epokën bizantine, islame dhe hashemite.

Në pritje të festës

E gjithë vëmendja është përqendruar në kremtimin e nesërm. Papa Françesku i kërkoi Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin, që me këtë rast të përcjellë përshëndetjet e tij jo vetëm për katolikët e pranishëm, por edhe për autoritetet civile, si dhe për besimtarët e feve të tjera dhe për të gjithë ata që promovojnë misionin e Kishës, lirinë fetare, paqen botërore dhe të mirën e njeriut.

09 janar 2025, 14:02