杏MAP导航

K?rko

Biblioteka Apostolike p?ruron ekspozit?n “En route": feja si udh?tim

Nj? ekspozit? e re, n? mes t? mrekullive t? t? gjitha koh?rave, q? ruhen n? Muzet? e Vatikanit. Kjo e fundit pasyron shtegtimin p?rmes historive. Tema n? qend?r t? nism?s, e organizuar nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit me rastin e Vitit t? Shenjt? ?sht? “round the world”. Arkivisti dhe bibliotekari Imzot Angelo Vincenzo Zani: feja, si udh?tim, ?sht? nj? k?rkim i vazhduesh?m.

R.SH. / Vatikan

U paraqit sot, në Vatikan, ekspozita “En route” “Për udhë”, realizuar nga Biblioteka Apostolike me rastin e Jubileut 2025.  Në Konferencën për shtyp, të pranishëm, Imzot Angelo Vincenzo Zani, Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake; Don Giacomo Cardinali, Komisioneri i Sallës së Ekspozitave të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit; artisti Lorenzo Jovanotti Cherubini; Maria Grazia Chiuri; Drejtoresha Artistike e koleksioneve zoja Dior; Karishma Swali; Drejtoresha Kreative e Shkollës së Artizanatit Chanakya dhe ilustruesja e grafistia Kristjana S. Williams.

Në përfundim, Biblioteka Apostolike e Vatikanit, në mjedisin ndjellës të Kopshtit të Belvederes, hapi dyert për vizitën e parë të ekspozitës me temën e shtegtimit përmes historive të kërkuesve, gazetarëve dhe aventurierëve, që përshkuan botën ndërmjet shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe atij të njëzetë, duke e vënë trashëgiminë historike të Bibliotekës së Vatikanit në dialog me perspektiva të reja artistike.

31 janar 2025, 19:17