杏MAP导航

K?rko

Imzot Luigi Bonazzi Imzot Luigi Bonazzi

Dor?heqja e Nuncit Apostolik n? Shqip?ri

Ati i Shenjt? ka pranuar dor?heqjen nga detyra e Nuncit Apostolik n? Shqip?ri t? paraqitur nga Shk?lqesia Tij Imzot Luigi BONAZZI, Kryeipeshk?v Titullar i Atel?

R.SH. / Vatikan

Ati i Shenjtë ka pranuar dorëheqjen nga detyra e Nuncit Apostolik në Shqipëri të paraqitur nga Shkëlqesia Tij Imzot Luigi BONAZZI, Kryeipeshkëv Titullar i Atelës. Kështu njofton Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Kujtojmë se Ati i Shenjtë Françesku e pati emëruar imzot Bonazzin Nunc Apostolik në Shqipëri më 10 dhjetor 2020, deri asokohe Nunc Apostolik në Kanada.

Imzot Bonazzi lindi në Gandino, më 19 qershor 1948. U shugurua meshtar më 30 qershor 1973, pasi kishte kryer studimet teologjike e ishte lauruar në psikologji dhe në shkencat e edukimit. Më 1977 vijoi studimet në Akademinë Papnore Kishtare, ku formohen diplomatët e Selisë së Shenjtë. Në përfundim të studimeve, shërbeu në Nunciaturën apostolike të Kamerunit(1980-83), në Trinidad (1983-86) e në Maltë (1986-89). Më pas u emërua  pranë nunciaturës apostolike në Spanjë (1991-94), këshilltar pranë asaj të SHBA-ve (1994-96), më pas në Itali (1996-99) e në Kanada.

Më 19 qershor 1999 u emërua kryeipeshkëv titullar i Atella-s e nunc apostolik në Haiti, duke e marrë shugurimin ipeshkvor në Katedralen e Bergamos, më 26  gusht, gjatë një bashkëkremtimi Eukaristik, kryesuar nga kardinali Angelo Sodano, asokohe Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Më 30 mars 2004 u emërua nunc apostolik në Kubë. Më 14 mars 2009 Papa Benedikti XVI e emëroi Nunc në Lituani e Estoni e më 18 dhjetor 2013, Papa Françesku e ngarkoi me detyrën e nuncit në Kanada. Më 10 dhjetor 2020 imzot Luigi Bonazzi qe emëruar nga Papa Françesku nunc apostolik në Shqipëri, ku do të vijoi shërbimin diplomatik deri më sot.

Kujtojmë se Nunci parë Apostolik në Shqipëri që nisi shërbimin diplomatik menjëherë pas shembjes së komunizmit, ishte kryeipeshkvi Ivan Dias, më vonë emëruar kardinal

21 janar 2025, 14:29