杏MAP导航

K?rko

2024.12.30 LEV kopertina e v?llimit me dokumentin p?rfundimtar t? Sinodit P?r nj? Kish? sinodale: bashkim, pjes?marrje, mision 2024.12.30 LEV kopertina e v?llimit me dokumentin p?rfundimtar t? Sinodit P?r nj? Kish? sinodale: bashkim, pjes?marrje, mision

Botohet Dokumenti p?rfundimtar i Sinodit kushtuar sinodalitetit

Teksti "P?r nj? Kish? sinodale: bashkim, pjes?marrje, mision" ?sht? n? librari, botuar nga Libreria Editrice Vaticana e p?rmban frytin e Asambles? s? P?rgjithshme t? XVI t? Zakonshme t? Sinodit t? Ipeshkvijve mbajtur tetorin e kaluar, miratuar nga Papa Fran?esku.

R.SH. / Vatikan

Shtëpia Botuese e Vatikanit ka botuar këtyre ditëve vëllimin "Për një Kishë sinodale: bashkësi, pjesëmarrje, mision" (fq. 200), që përmban dokumentin përfundimtar të Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, e cila është mbajtur tetorin e kaluar në Vatikan e miratuar nga Papa Françesku më 26 tetor 2024.

Dokumenti ndihmë për të vazhduar punën

Rezultat i një udhëtimi dëgjimi dhe shoshitjeje që filloi në vitin 2021, teksti përfundimtar i Sinodit për sinodalitetin ofron udhëzime për një Kishë sinodale, përqendruar në bashkimin, pjesëmarrjen dhe misionin. Indikacionet e përfshira në dokumentin përfundimtar kanë si synim t’i orientojnë Kishat lokale në zbatimin e zgjedhjeve koherente baritore, duke promovuar unitetin dhe respektin në diversitetin kulturor. Një instrument autoritar, Dokumenti përfaqëson një ftesë për t'u thelluar në stilin sinodal si shprehje e misionit ungjillëzues të Kishës në botën bashkëkohore.

Indikacione konkrete për vazhdimin e udhëtimit

Pasi citoi një poezi të Madeleine Delbrêl, "mistike e periferisë", e cila na nxit të mos jemi të ngurtë, Papa Françesku pati njoftuar se nuk kishte ndërmend të botonte një nxitje apostolike post-sinodale. “Në Dokument, në fakt, ka udhëzime shumë konkrete që mund të jenë udhërrëfyes për misionin e Kishave, në kontinente dhe në kontekste të ndryshme”, pati vërejtur Papa Françesku në fjalimin e tij në përfundim të Sinodit mbi sinodalitetin e Kishës. “Për disa aspekte të jetës së Kishës të sinjalizuara në Dokument, si dhe mbi temat që u janë besuar dhjetë Grupeve të Studimit, të cilat duhet të punojnë në liri, për të më ofruar propozime, nevojitet kohë për të arritur zgjedhje që përfshijnë mbarë Kishën” , shtoi Ati i Shenjtë Bergoglio.

02 janar 2025, 11:35