杏MAP导航

K?rko

Nj? moment nga kremtimi i Mbr?m?sures n? Bazilik?n e Sh?n Palit Jasht? Mureve vitin e kaluar (Media e Vatikanit) Nj? moment nga kremtimi i Mbr?m?sures n? Bazilik?n e Sh?n Palit Jasht? Mureve vitin e kaluar (Media e Vatikanit)

Kremtimet e Papa Fran?eskut p?r janarin dhe fillimin e shkurtit

Nd?r ngjarjet e shpallura nga Kryeipeshkvi Diego Ravelli, mjesht?r i kremtimeve papnore, Lutjet e dyta Mbr?m?sore n? Bazilik?n e Sh?n Palit, jasht? mureve, n? Rom? p?r Jav?n e Lutjes p?r Bashkimin e t? Krishter?ve dhe ngjarjet e para jubilare.

R.SH. / Vatikan

Axhenda e Papës për javët e ardhshme është një gërshetim mes traditës dhe risive jubilare. Kryeipeshkvi Diego Ravelli, mjeshtër i kremtimeve liturgjike papnore, publikoi sot, më 8 janar, listën e ngjarjeve që Ati i Shenjtë Françesku do të kryesojë nga fundi i këtij muaji deri në fillim të muajit të ardhshëm.

Java e Unitetit të të Krishterëve

Tradita përfaqësohet nga kremtimi i lutjeve të dyta Mbrëmësore në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, në Romë, planifikuar për 25 janar në orën 17.30, për Javën e Lutjes për Unitetin e të Krishterëve, e cila në 2025 do të arrijë edicionin e 58-të. Tema e zgjedhur për këtë vit është pyetja e marrë nga një varg i Ungjillit të Gjonit - "A e beson këtë?" - me tekstet për reflektim të redaktuara nga Komuniteti Manastir i Bose dhe të frymëzuar nga 1700-vjetori i Koncilit Kishtar të Nikesë, i pari koncil ekumenik në krishterim.

Mesha e parë për Vitin e Shenjtë

Të nesërmen, më 26 janar, në qendër të vëmendjes do të jetë i pari nga ngjarjet e mëdha të Vitit të Shenjtë, Jubileu i botës së komunikimit, i cili do të shohë Françeskun në altarin e Bazilikës së Shën Pjetrit në orën 9.30 për kremtimin e Meshës. Më 1 shkurt, në festën e Paraqitjes së Jezu Krishtit në Tempull, Papa do të kryesojë kremtimin e Lutjeve të Para të Mbrëmësores në orën 17:00 në Bazilikën e Vatikanit. Më pas të dielën e 9 shkurtit një tjetër ngjarje madhështore e Vitit të Shenjtë me Meshën e Françeskut për Jubileun e Forcave të Armatosura, Policisë dhe Sigurisë, programuar për në orën 10.30 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

08 janar 2025, 12:14