杏MAP导航

K?rko

Homazhe n? vendin e sulmit n? tregun e Krishtlindjes n? Magdeburg Homazhe n? vendin e sulmit n? tregun e Krishtlindjes n? Magdeburg

Papa: shqet?sohet p?r sulmin n? Gjermani, pran? viktimave

N? nj? telegram t? n?nshkruar nga Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin d?rguar Presidentit Steinmeier, Fran?esku shpreh dhimbjen p?r t? vrar?t dhe t? plagosurit n? sulmin n? nj? treg Krishtlindjesh n? Magdeburg. Papa thot? se ?sht? pran? familjeve t? viktimave dhe fal?nderon ata q? po i mb?shtesin n? k?t? moment t? v?shtir?

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku mësoi "me shqetësim" lajmin e "sulmit" që ndodhi në Gjermani, në Magdeburg, ku të premten në mbrëmje një auto BMW u përplas me turmën në tregun lokal të Krishtlindjes, duke shkaktuar të paktën pesë viktima, duke përfshirë një fëmijë nëntë-vjeçar, të moshuar dhe mbi 200 të plagosur. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit,Kardinal Pietro Parolin, dërguar Presidentit të Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, Papa "shpreh pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e të prekurve" dhe siguron "të gjitha viktimat për afërsinë e tij shpirtërore”.

Falënderimi për mbështetjen e viktimave

Telegrami kujton gjithashtu edhe "të gjithë ata që punojnë dhe mbështesin viktimat në këtë kohë të vështirë". Atyre u shkon falënderimi i Françeskut, i cili “lutet për të ndjerët dhe ia beson njerëzit Krishtit, shpresës sonë”, duke i kërkuar Zotit “me gjithë zemër mbështetje dhe ngushëllim hyjnor për të gjithë”.

22 dhjetor 2024, 09:19