杏MAP导航

K?rko

 Riunione del C9 (3 dicembre 2024) Riunione del C9 (3 dicembre 2024)

N? C9 flitet p?r kolegjialitetin, rolin e femr?s, nunc?t, krizat n? bot?

N? seanc?n e dhjetorit t? K?shillit t? Kardinajve, mbajtur m? 2 dhe 3 n? Sht?pin? e Sh?n Mart?s, n? Vatikan, n? prani t? Pap?s, u diskutuan ??shtje t? ndryshme aktuale t? Kish?s dhe t? bot?s, n? vazhd?n edhe t? Sinodit t? fundit. Punimet krijuan mund?sin? edhe p?r t? reflektuar mbi situat?n n? vende t? ndryshme t? origjin?s e "p?r t? ndar? shqet?simin dhe shpres?n n? lidhje me kushtet e konfliktit dhe kriz?s n? situat?n aktuale".

R.SH. / Vatikan

Kolegjialiteti në Kishë, roli i gruas, Sinodi i kohëve të fundit, zbatimi i kushtetutës apostolike Preedicate evangelium në Kurien Dioqezane, tema e nuncëve apostolik, shqetësimet dhe shpresat për situatën botërore në mes të krizave dhe konflikteve. Këto, temat e trajtuara gjatë sesionit të dhjetorit të Këshillit të Kardinajve, C9, nga grupi i punës i përbërë nga nëntë kardinaj, që ndihmon dhe këshillon Papën Françesku në udhëheqjen e Kishës Universale.

Kolegjialiteti në Kishë

Takimi - i fundmi i vitit 2024 pas atyre të shkurtit, prillit dhe qershorit - u zhvillua të hënën më 2 dhe të martën më 3, në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, në prani të Papës, të Këshillit të Kardinajve dhe sekretarit. Siç bën të ditur zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, “në takimet e ndryshme të seancës u diskutuan tema të ndryshme”, para së gjithash me kardinalin Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, “mbi kolegjialitetin në Kishë, pra mbi marrëdhëniet ndërmjet Kishës së veçantë dhe kuvendeve kishtare, për të vijuar më pas me një bisedë të përbashkët për Sinodin e sapopërfunduar”.

 Roli i gruas dhe ai i nuncëve

Për më tepër, gjatë takimeve “u thellua tema e rolit të gruas në Kishë, duke kërkuar sintezën e çështjeve që dolën gjatë katër sesioneve të fundit të Këshillit. Më në fund - vijon komunikata - iu kushtua hapësirë studimit dhe zbatimit të plotë të parimeve dhe kritereve të Kushtetutës apostolike Preadicate evangelium në Kuriet dioqezane dhe temës "Roli i Përfaqësuesve Papnor në perspektivë sinodale misionare ", në bisedë me kardinalin Oswald Gracias, Kryeipeshkëv i Bombeit, kryetar i grupit përkatës, që e njeh studimin.

 Reflektim mbi gjendjen e Kishës dhe të botës

“Si gjithnjë - bën të ditur Salla vatikanase e Shtypit - Këshilli është  rast për një reflektim të përgjithshëm mbi situatën e Kishës dhe të botës në zona të ndryshme prej nga vjen Kardinali, për të ndarë bashkë shqetësimet dhe shpresat lidhur me kushtet e konfliktit dhe krizat në vijim”.

Takimi i ardhshëm i Këshillit parashikohet për muajin prill 2025.

04 dhjetor 2024, 15:16