杏MAP导航

K?rko

  Kardinali Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin (foto arkivi) Kardinali Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin (foto arkivi)  (ANSA)

Kardinali Parolin, n? Brazil p?r G20

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit do t? jet? sot dhe nes?r, 18 dhe 19 n?ntor, n? Rio de Janeiro. Do t? p?rfaq?soj? Pap?n dhe Selin? e Shenjt? n? samitin e lider?ve bot?ror? p?r ??shtjet e luft?s kund?r uris? dhe varf?ris?, reform?n e institucioneve t? qeverisjes globale, zhvillimin e q?ndruesh?m dhe tranzicionin energjetik.

R. SH. - Vatikan

Që dje, e hënë 18, deri sot, e martë 19 nëntor, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali  Pietro Parolin, ndodhet në Rio de Zhaneiro për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G20 në Brazil, me ftesë të Presidencës braziliane drejtuar Papës Françesku. Lajmin e bëri të ditur Sekretaria e Shtetit me një postim në X në llogarinë @TerzaLogia, ku vihen në dukje edhe temat kryesore të takimit të rangut të lartë: lufta kundër urisë dhe varfërisë, reforma e institucioneve të Qeverisjes Globale, zhvillimi i qëndrueshëm dhe tranzicioni energjitik.

Takim i rangut të lartë

Samiti do të diskutojë kryesisht për bashkëpunimin dhe politikat ekonomike, por do të ketë edhe një reflektim mbi dy luftërat e pandërprera ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë e edhe mbi ndeshjet në të gjithë Lindjen e Mesme. Grupi i 20-es përfshin anëtarë të G7 dhe disa vendeve me ekonomi në zhvillim të cilat, në përfundim të samitit, pritet të miratojnë një deklaratë të përbashkët. Liderët botërorë, që zbarkuan dje, e diel, 17 nëntor, në Rio de Zhaneiro, u pritën nga presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, i cili do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me shumë nga kombet e pranishme. Përveç anëtarëve kryesorë të grupit, qeveria e Presidentit Lula njoftoi se gjatë G20 pritet të marrin pjesë edhe 56 delegacione të tjera.

19 n?ntor 2024, 09:46