杏MAP导航

K?rko

Mesha me bashk?sin? rumune t? Rom?s Mesha me bashk?sin? rumune t? Rom?s

Kard. Parolin: “feja ka rrezik t? shnd?rrohet n? veshje vet?m p?r t? diel?n”

N? mesh?n e kremtuar n? bazilik?n romake t? Sh?n Vitalit, me rastin e 25-vjetorit t? kujdesit t? pand?rprer? baritor p?r besimtar?t rumun? t? ritit latin n? Rom?, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit kujton koh?t n? t? cilat krishterimi ishte ende i pandar?. Ftesa e tij p?r t? mos harruar se kjo "?sht? thelb?sore p?r rigjetjen e identitetit. ?sht? edhe m? shum? n? nj? koh?, q? shum? e konsiderojn? 't? l?ngshme' dhe q? ne t? gjith? e p?rjetojm? si aq t? shpejt? sa nganj?her? t? pengon t? ndalesh"

R.SH. - Vatikan

Në kohën e sotme, ka rrezik që “feja të shndërrohet në veshje vetëm për të dielën”. Këtë theksoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, në meshën e kremtuar në bazilikën romake të Shën Vitalit, me rastin e 25-vjetorit të kujdesit të pandërprerë baritor për besimtarët rumunë të ritit latin në Romë.

Gjatë homelisë, duke përmendur kohët në të cilat krishterimi ishte ende i pandarë, kardinali i ftoi njerëzit të kujtojnë se feja ''është e domosdoshme për të rigjetur identitetin. Është edhe më shumë në një kohë, që shumë e konsiderojnë 'të lëngshme' dhe që ne të gjithë e përjetojmë si aq të shpejtë sa nganjëherë të pengon të ndalesh" për të pushuar e për të reflektuar.

"Vuajtjet e shoqërisë dhe trazirat e historisë - vuri në dukje ai më tej – nuk duhet ta shqetësojnë Mbretërinë e Hyjit, që është brenda nesh, që është vetë Zoti, sepse shpirti ynë është i rrënjosur dhe i bazuar në dashurinë e Tij, i ankoruar në Atë, që është shkëmbi, me një shpresë, të Tijën, e cila është siguri: nuk janë elementet e kozmosit apo të rastësisë, që qeverisin botën dhe njeriun, por një Zot personal. Nëse e njohim këtë Person e Ai na njeh ne, atëherë pushteti i pashmangshën i elementeve materiale nuk e ka fjalën e fundit”, përfundoi kardinali Parolin, duke cituar enciklikën “Spe Salvi” të Papës Benedikti XVI.

18 n?ntor 2024, 10:26