杏MAP导航

K?rko

L'arcivescovo Paul Richard Gallagher (foto d'archivio) L'arcivescovo Paul Richard Gallagher (foto d'archivio)

Imzot Gallagher, n? Kamerun p?r dhjet?vjetorin e n?nshkrimit t? Marr?veshjes Korniz?

Sekretari i Vatikanit p?r Marr?dh?niet me Shtetet dhe Organizatat Nd?rkomb?tare, Imzot Gallagher, ?sht? n? Yaoundé q? sot, e deri t? h?n?n, m? 18 n?ntor. Planifikohen takime me presidentin, udh?heq?sit politik? dhe ipeshkvijt? e vendit. N? Université Catholique d'Afrique Centrale Kryeipeshkvi do t? marr? nj? doktorat? honoris causa.

R.SH. / Vatikan

Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, ndodhet në Kamerun me rastin e dhjetëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë me shtetin afrikan.

Sipas programit, publikuar përmes një postimi në X për llogarinë e Sekretariatit të Shtetit @TerzaLoggia, Imzot Gallagher do të takohet nesër me Ministren e Punëve të Jashtme, Lejeune Mbella Mbella; më pas ky takim do të pasohet nga një vizitë kortezie tek kryeministri, Joseph Dion Ngute. Në të njëjtën ditë, Kryeipeshkvi do të takohet me ipeshkvijtë e Kamerunit.

Të shtunën, më 16 nëntor, Imzot Gallagher do të kremtojë liturgjinë eukaristike në bazilikën e vogël të Marie Reine des Apötres de Mvolye, në kryeqytetin Yaoundé.

Të hënën, më 18, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet do të pritet në audiencë nga Presidenti i Republikës, Paul Blya.

Akti përfundimtar është konferenca në Université Catholique d'Afrique Centrale në Yaoundé: me atë rast, imzot Gallagher do të marrë doktoratën Honoris causa.

15 n?ntor 2024, 12:50