杏MAP导航

K?rko

Nj? zon? e minuar n? Kamboxhia Nj? zon? e minuar n? Kamboxhia

Imzot Balestrero: t? ndihmohen viktimat e minave kund?r njeriut

Fjalimi p?rmbyll?s i V?zhguesit t? P?rhersh?m t? Selis? s? Shenjt? pran? Kombeve t? Bashkuara n? Gjenev? n? Konferenc?n e Rishikimit t? Konvent?s p?r Minat Kund?r-Njeriut, q? po zhvillohet n? Siem Reap, Kamboxhia: "Garantimi i ndihm?s p?r viktimat, nga rehabilitimi i tyre i plot? dhe riintegrimi socio-ekonomik e deri te ndihma psikologjike dhe shpirt?rore".

R.SH. / Vatikan

"Në botën e sotme të globalizuar duhet të investojmë në mjetet e jetës dhe paqes në vend të vdekjes dhe vuajtjevepa kriter dhe të panevojshme. Shpresa është që dokumentet që do të miratohen " të bëjnë një ndryshim të vërtetë për njerëzit e prekur, duke u dhënë atyre shpresë të besueshme për një të ardhme më të mirë, ndërsa punohet për të parandaluar viktima të reja”. Në përfundim të fjalimit të tij në Konferencën e V-të të Rishikimit të Konventës për Minat Kundër-Njeriut - sot 29 nëntor në Siem Reap, Kamboxhia - Kryeipeshkvi imzot Ettore Balestrero, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, shprehu keqardhjen që pajisje të tilla ushtarake vazhdojnë të përdoren "pa dallim e pa kriter  si në rastin e kontekstit të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, si dhe në Siri e Mianmar".

Afërsia me viktimat

Imzot Balestrero kujtoi apelin e bërë nga Papa në fund të audiencës së përgjithshme të 28 shkurtit të kaluar: në 25 vjetorin e hyrjes në fuqi të Konventës për ndalimin e minave kundër njeriut, Ati i Shenjtë Françesku shprehu afërsinë e tij "me viktimat e shumta ë këtyre mjeteve të tmerrshme tinzare që na kujtojnë mizoritë dramatike të luftërave dhe çmimin që popullsitë civile detyrohen të vuajnë”. Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, duke u kërkuar shteteve që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë për t'u bashkuar me Konventën, theksoi nevojën për t’u garantuar ndihmën gjithëpërfshirëse viktimave, nga rehabilitimi i tyre i plotë dhe riintegrimi socio-ekonomik e deri te ndihma psikologjike dhe shpirtërore.

(Nga l'Osservatore Romano)

29 n?ntor 2024, 15:20