杏MAP导航

K?rko

2024.11.26 Giornata di San Giovanni Paolo II all' Angelicum, foto ks. Pawe? Rytel-Andrianik 2024.11.26 Giornata di San Giovanni Paolo II all' Angelicum, foto ks. Pawe? Rytel-Andrianik

Gjon Pali II, takime universitare p?r t? ndihmuar t? rinjt? ta njohin

U paraqit?n Dit?t kushtuar Pap?s polak, q? do t? mbahen nga data 26 deri m? 29 n?ntor, organizuar nga Fondacioni p?rkat?s vatikanas, nga Universiteti Papnor i Krakovit kushtuar Papa Wojtil?s dhe nga Kisha e Hospice i Sh?n Stanislaut n? Rom?, n?n patronazhin e Dikasterit t? Vatikanit p?r Kultur?n dhe Edukimin

R.SH. – Vatikan

Filluan në Vatikan Ditët e Shën Gjon Palit II, që frymëzohen nga ato me të njëjtin emër, të cilat mbahen çdo vit në Krakov të Polonisë që prej gati dy dekadash, me konferenca akademike kushtuar mësimit të Papa Wojtilës. Në Romë, Ditët kushtuar Papës polak mbahen për herë të parë, nga 26 deri më 29 nëntor, me konferenca e debate në tre universitete papnore: në atë të Shën Tomës së Akuinit (Angelicum), në atë të Kryqit të Shenjtë dhe në atë Gregorian. Tema e takimeve të këtij viti është "Feja dhe arsyeja në mendimin e Shën Gjon Palit II".

Trashëgimia e shën Gjon Palit II

Këto ditë, u shpjegua në konferencën e djeshme për shtyp, janë një mundësi për t’u thelluar në trashëgiminë e shenjtit polak, duke e zbatuar në ditët tona. Ditët janë menduar veçanërisht për të rinjtë, të cilët nuk kanë pasur ndonjë përvojë personale me Papën e me mënyrën e tij të të folurit. Nuk i njohin emocionet, që zgjonte, kur u fliste besimtarëve. Prandaj, gjatë takimeve, që filluan dje, bëhen përpjekje për të ngjallur interesin e tyre mbi Gjon Palin II dhe veprën e tij.

Një program i pasur

Ditën e djeshme, 26 nëntor, takimet u hapën në Universitetin Papnor të Shën Tomës së Akuinit Angelicum e vijuan sot, 27 nëntor, në atë të Shën Kryqit, ku u mbajt konferenca me titull "Gjoni Pali II dhe Galileu: Komisioni Papnor për Studimin e Çështjes Kopernikane dhe dialogu ndërmjet shkencës dhe fesë".

Sonte, në Kishën dhe Hospice të Shën Stanislaut zhvillohet një debat me temë “Kultura si pasuri e përbashkët e çdo populli, shprehje e dinjitetit, lirisë, krijimtarisë”. Konferenca e tretë, më 28 nëntor, do të organizohet nga Universiteti Papanor Gregorian dhe do të ketë si temë “Feja, arsyeja, kultura, ideologjitë. Një çerek shekulli që nga enciklika ‘Fides et ratio’”.

Ditët do të mbyllen me kremtimin e Meshës në varrin e Shën Gjon Palit II, në Bazilikën e Shën Pjetrit, si edhe me një ceremoni përfundimtare për dhënien e disa çmimeve në universitetin Papanor Angelicum, në Romë.

27 n?ntor 2024, 11:07