杏MAP导航

K?rko

 Avvento Avvento

Ardhja Krishtit: pritje, nostalgji, shpres?

O Zot, s’jam ende gati!/P?r t? diel?n e Ardhjes/S’jam ende gati p?r t? b?r? mir?,/e duhet t? b?j mir?./S’jam ende gati p?r t? kuptuar/Nevojat e t? tjer?ve./S’jam gati ta ndaj?/At? q? kam, me ke s’ ka gj? prej gj?je.../O Zot!//, n? k?t? koh? t? Ardhjes,/M? shkund, o Zot, m? shkund fort/Q? gjumi t? m? dal?/E t? kuptoj se s’duhet ta pres gjith?ka prej t? tjer?ve/Duarkryq, pa b?r? gjith?ka q? mundem/P?r t? mir?n e gjithkujt!/

R.SH.-Vatikan

Kemi hyrë në Vitin e ri liturgjik, prandaj, Kisha na fton të përgatitemi për Adhjen e Zotit me frymën e vigjilencës, që askush të mos rrezikojë ta shtyjë kthimin personal e ta vonojë takimin e gëzueshëm me Zotin.

Ardhja Jezu Krishtit: pritje, nostalgji, shpresë! Me të Dielën e Parë të kohës kishtare të Ardhjes, kemi hyrë në Vitin e ri liturgjik, prandaj, Kisha katolike na fton të përgatitemi për ardhjen e Zotit me frymën e vigjilencës, që askush të mos rrezikojë ta shtyjë kthimin personal e ta vonojë takimin e gëzueshëm me Zotin.

Po e dijmё se udha e shëlbimit është e gjatë, e vështirë, e pakutueshme, e shpesh herë Zoti na duket se heshtë, por “unë – sikur këndon poeti indian Tagore – “ do ta mbush zemrën me heshtje të tij hyjnore. I qetë do të presë, porsi nata në vigjilje të saj plotë yje, me kokë ulur e durim”.

Lutje: O Zot, s’jam ende gati!

Për të dielën e Ardhjes

S’jam ende gati për të bërë mirë,

e duhet të bëj mirë.

S’jam ende gati për të kuptuar

Nevojat e të tjerëve.

S’jam gati ta ndajë

Atë që kam, me ke s’ ka gjë prej gjëje.

S’jam gati as

Vendin t’ia lëshoj në autobus,

Një plaku këputë në këmbë.

Gati nuk jam për të mos e shpërdoruar,

Gjënë e bashkësisë.

O Zot!

Jam për të ardhur keq: gaboj në gjithçka.

Sot, në këtë kohë të Ardhjes,

Më shkund, o Zot, më shkund fort

Që gjumi të më dalë

E të kuptoj se s’duhet ta pres gjithçka prej të tjerëve

Duarkryq, pa bërë gjithçka që mundem

Për të mirën e gjithkujt!

Nuk dua më në asnjë mënyrë

Të jem njeri

Që rron për të mbytur kohën,

Me zemrën zhytur në kotësi

Që njerëzit i lodhë me mërzitjen e tij!

30 n?ntor 2024, 13:24