杏MAP导航

K?rko

Sinodi mblodhi 32 mij? euro p?r famullin? e Gaz?s

L?moshtari papnor po b?het gati t? d?rgoj? n? famullin? e Gaz?s, ku jetojn? s? bashku katolik?, mysliman? e hebrenj, p?r t’u ruajtur nga bombat e konfliktit izraelito-palestinez, 32 mij? eurot e mbledhura n? Sinod, t? cilave u ka shtuar edhe 30 mij? t? tjera

R.SH. Vatikan

Imazhi i Lëmoshtarit papnor, kardinalit Konrad Krajewski, me një shportë “të stërmadhe”, duke mbledhur lëmoshët nga pjesëmarrësit e Sinodit, karakterizoi pasditen e djeshme të punimeve të Asamblesë XVI të përgjithshme e të zakonshme të Ipeshkvijve në Vatikan. Para se të nisnin punën në grupet e vogla, çdo pjesëmarrës dha diçka për famullinë e Gazës, ku aktualisht jetojnë katolikë, myslimanë e hebrenj, të gjithë së bashku për t’u ruajtur nga bombat e nga pasojat e konfliktit izraelito-palestinez, në vijim. Famullitarit, Át Gabriel Romanelli-t, Papa Françesku i telefon çdo ditë për të marrë vesh lajmet e fundit e për të treguar afërsinë e tij.

Dje, me një notë, dikasteri i kryesuar nga kardinali Krajewski u kërkonte pjesëmarrësve në Sinod të vinin “të përgatitur” për mbledhjen e lëmoshëve. E paraditen e sotme, kardinali njoftoi se janë mbledhur 32 mijë euro. Shumës së dhuruar nga pjesëmarrësit në Sinod, Lëmoshtaria Apostolike i ka shtuar edhe 30 mijë euro të tjera, nga lëmoshët e destinuara për këtë dikaster të Vatikanit nga katolikët kudo në botë.

08 tetor 2024, 16:57