杏MAP导航

K?rko

Sinodi lutet p?r viktimat e luft?s, kard. Grech: t’i d?gjojm? ata q? vuajn?

"Jemi af?r zgjerimit t? konfliktit": k?shtu, me nj? v?shtrim mbi aktualitetin n? bot? filloi p?rsh?ndetja e sekretarit t? p?rgjithsh?m t? Sinodit t? Ipeshkvijve Kardinal Hollerich n? Kongregacionin e par? t? P?rgjithsh?m t? Asambles? s? Sinodit, q? filloi dje pasdite n? sall?n Pali VI n? prani t? Pap?s: sesioni i par? dhe i dyt? i asambles? s? Sinodit t? Ipeshkvijve jan? t? ndryshme, n? sesionin e par? pyetjet e tani n? sesionin e dyt? veprimet p?r t'u fokusuar n? trajektoret e mundshme.

R.SH. - Vatikan

"Jemi afër zgjerimit të konfliktit": kështu, me një vështrim mbi aktualitetin në botë filloi përshëndetja e sekretarit të përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve Kardinal Hollerich në Kongregacionin e parë të Përgjithshëm të Asamblesë së Sinodit, që filloi dje pasdite në sallën Pali VI në prani të Papës: sesioni i parë dhe i dytë i asamblesë së Sinodit të Ipeshkvijve janë të ndryshme, në sesionin e parë pyetjet e tani në sesionin e dytë veprimet për t'u fokusuar në trajektoret e mundshme. Përfaqësuesit e dhjetë Grupeve Studimore të krijuara nga Papa prezantuan programet e tyre të punës

Së pari, "mirëseardhja" drejtuar 368 anëtarëve, nga e gjithë bota, të cilët u takuan pas një viti në tavolina pune rrethore në sallën Pali VI, në Vatikan. Pastaj, menjëherë, një mendim për vëllezërit dhe motrat e shtypur nga konfliktet. Kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, hapi dje, 2 tetor, kongregacionin (mbledhjen) e parë të përgjithshëm të asamblesë së përgjithshme të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, me një vështrim mbi ngjarjet aktuale.

Tensioni në rritje për shkak të konflikteve

“Ndërsa ne e mbajmë këtë Kuvend, në shumë vende të botës po zhvillohen luftërat! Jemi para një zgjerimi të konfliktit”, tha kardinali maltez Grech, në tavolinë pune me Papën, nën vështrimin e Zojës Mari ‘Salus Populi Romani’. “Sa breza duhet të kalojnë përpara se popujt në luftë të mund të 'ulen së bashku' dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin, për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqësore?”.

Dhurata e paqes

Prandaj, etërit dhe nënat sinodalë i bashkojnë forcat me vëllezërit dhe motrat e pranishme në sallën Pali VI nga zonat e luftës ose kombet "të cilët shohin liritë themelore të popujve të dhunuara". “Përmes zërit të tyre ne mund të dëgjojmë britmat dhe klithmat e atyre që vuajnë nën bomba, veçanërisht të fëmijëve, që thithin këtë klimë urrejtjeje”, tha kard. Grech. “Si besimtarë jemi thirrur të kërkojmë dhe të lutemi për dhuratën e çmuar të paqes për të gjithë popujt”.

Dëshmi e besueshme

Kjo lutje e pareshtur duhet të shoqërohet me një "dëshmi të besueshme". Madje edhe vetë Asambleja Sinodale është "një dëshmi e besueshme": "Fakti që burra dhe gra nga të gjitha anët e tokës janë mbledhur për të dëgjuar Shpirtin Shenjt Zot duke dëgjuar njëri-tjetrin është një shenjë e fortë për botën", nënvizon kardinali Grech.“Një Kishë sinodale është një propozim për shoqërinë e sotme” dhe aftësia dalluese është një “urë përmes së cilës besimtarët dhe jobesimtarët mund të dëgjojnë dhe të kuptojnë njëri-tjetrin duke përdorur një gramatikë të përbashkët”, shton kardinali Grech, duke cituar Umberto Eco.

Procesi rrethor

Në realitet “konsensusi universal vjen nga dëgjimi i të gjithëve”. Në çdo hap “u kemi kthyer Kishave frytin e dëgjimit”. Pra ishte një proces rrethor: “Sinod është një proces që përfshin të gjithë Kishën dhe të gjithë në Kishë, secili sipas funksionit, karizmës dhe shërbesës së tij”, vëren kardinali Grech.“Na pret punë intensive...” Përfundimi nuk do të jetë “një deklaratë teorike, një Dokument përfundimtar, por jeta konkrete e Kishës”.

Seanca e dytë, nuk është përsëritje e së parës

Dhe pikërisht mbi detajet e dokumentit, të publikuar më 9 korrikun e kaluar, dhe mbi objektivat e këtij sesioni të dytë të Sinodi, Kardinali Jean-Claude Hollerich, relator i përgjithshëm, flet në një raport të gjatë të hapur me urimin që të gjithë të pranishmit të mund të ndjehet "të mirëpritur". “Ashtë bukur që u takuam sërish, është një shenjë se njohja dhe miqësia janë rritur vërtet mes nesh dhe se viti i kaluar nuk i ka fshirë ato”, tha kardinali Hollerich. Sesioni i dytë i Sinodit, sqaron menjëherë kardinali i Luksemburgut, "nuk është një përsëritje apo edhe një vazhdim i thjeshtë i të parit". Nëse synimi i asamblesë së vitit 2023 ishte njohja me njëri-tjetrin dhe "përvetësimi më i mirë i Kishave nga vijnë të tjerat", në këtë fazë të dytë, megjithatë, anëtarët e Sinodit thirren të "përqendrojnë" vështrimin e tyre mbi "trajektoret e mundshme të rritjes nëpër të cilat Kishat ftohen të ecin" "Qëllimi është që ato pasuri të mos mbeten të mbyllura në një sirtar, por të hyjnë në qarkun e shkëmbimit të dhuratave që ushqejnë bashkësinë e Kishës në tërësi".

03 tetor 2024, 12:14