杏MAP导航

K?rko

Sinodi i Ipeshkvijve Sinodi i Ipeshkvijve

Sinodi: d?gjim, heshtje dhe lutje n? kujtim t? Koncilit

Puna n? grupet e vogla dhe paraqitja e raporteve t? tryezave gjuh?sore. T? ftuar n? konferenc?n e sotme, 11 tetor, n? 62-vjetorin e fillimit t? Koncilit II t? Vatikanit, ishin kardinali Tobin, imzot Mackinlay dhe profesoresha De Simone, sipas t? cil?ve "metoda e k?tij Sesioni ?sht? revolucionare dhe ka shum? p?r t'i th?n? bot?s"

R.SH. – Vatikan

         “11 tetori është datë simbolike, që përkujton përvjetorin e hapjes së Koncilit II të Vatikanit”, i cili nisi në vitin 1962. Me këtë kujtesë, u paraqitën sot punimet e Sinodit të Ipeshkvijve mbi sinodalitetin, gjatë konferencës për shtyp në Vatikan. Të pranishëm: Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit të Komunikimit dhe kryetar i Komisionit të Informacionit dhe Sheila Pires, sekretare e Komisionit. Të ftuar ishin kardinali Joseph William Tobin, kryeipeshkëv i Newark, në SHBA, imzot Shane Anthony Mackinlay, ipeshkëv i Sandhurst, në Australi dhe profesoresha Giuseppina De Simone, pedagoge e Filozofisë së Fesë dhe koordinatore i specializimit në Teologjinë Themelore në Fakultetin Papnor Teologjik të Italisë së Jugut.

Dëgjim më i thellë

Dëgjim, heshtje, lutje. Këto janë tre nga kriteret metodologjike mbi të cilat bazohet puna e Sinodit, siç shpjegoi kardinali Tobin. “Këtë herë, krahasuar me të kaluarën – vazhdoi kardinali, i cili është edhe anëtar i këshillit të zakonshëm dhe i Komisionit të Informacionit – dëgjimi u realizua më thellësisht, jo vetëm brenda dhe me organizatat e Kishës, por edhe duke bërë përpjekje për të arritur vërtet tek të gjithë". Kjo favorizoi një "pjesëmarrje shumë më të gjerë dhe dha mundësinë për ta ndjekur ndryshe ecurinë e punës dhe thellimin në temat e ndryshme”.

Transparencë, formim, llogaridhënie

Sheila Pires vuri në dukje se tema qendrore e këtij moduli të Instrumentum Laboris, që po diskutohet në Sinod që dje, është kujdesi për marrëdhëniet, si brenda Kishës, ashtu edhe ndërmjet Kishës dhe botës. Ky kujdes, theksoi ajo, duhet të bazohet në fe, transparencë dhe koherencë. U kujtua fjala e djeshme e kardinalit Hollerich, që nënvizoi nevojën e formimit të gjithanshëm për të krishterë të përgatitur si dëshmitarë për mision, duke pasur parasysh se shoshitja kishtare ndryshon nga teknikat menaxheriale. Pires vuri në dukje thirrjen e kardinalit për zhvillimin e proceseve vendimmarrëse me pjesëmarrje dhe transparencë brenda Kishës dhe nevojën për llogaridhënie, përmes vlerësimit të vazhdueshëm të punës së atyre, që kanë përgjegjësi në Kishë.

11 tetor 2024, 16:50