Papa m? 2 n?ntor n? varrezat Laurentino n? Rom?
R.SH. / Vatikan
Pas gjashtë vjetësh, Papa kthehet në varrezat Laurentino, në perfieri të Romës. Më 2 nëntor të ardhshëm, në përkujtimin e të gjithë të vdekurve, Ati i Shenjtë Françesku do të kremtojë Meshën në varrezat romake, në zonën e Castel di Decima, e cila, me 21 hektarët e saj, është varreza e tretë më e madhe në kryeqytetin e Italisë. Papa pati shkuar në Varrezat Laurentino në vitin 2018 dhe atë ditë, para kremtimit Eukaristik, u ndal për t'u lutur në "Kopshtin e Engjëjve", një pjesë e varrezave ku janë varrosur fëmijët, madje edhe të palindurit.
Vitin e kaluar Françesku pati zgjedhur për kremtimin e liturgjisë së 2 nëntorit, ditës së të shumëve "Rome War Cemetery", të ashtuquajturat varreza të Commonwealth në zonën e Testaccio, Romë, që strehon varret e të vrarëve në luftë. Rreth 300 njerëz ishin të pranishëm atë ditë, të mbledhur në shi, me Papën që bëri një thirrje të fuqishme në mënyrë që "njerëzit të mos vrasin më njëri-tjetrin në luftëra". “Kaq të vdekur të pafajshëm, kaq jetë të shkurtuara, luftërat janë gjithmonë një disfatë. Nuk ka fitore totale”. Pastaj ftesa e Papës për t'iu lutur Zotit për dhuratën e paqes.
Kujtesa dhe shpresa
Ky kremtim, pati thënë Papa në fillim të reflektimit të tij, "na sjell dy mendime: kujtesën dhe shpresën". “Kujtimi i atyre që na paraprinë, që jetuan, që i dhanë fund jetës”. Kujtimi i "shumë njerëzve që na kanë bërë mirë, kujtimi i familjes, i miqve, kujtimit edhe i atyre që nuk mundën të bënin mirë shumë por u pranuan në mëshirën e Zotit, mëshirën e madhe të Zotit". Pastaj shpresë, Papa përsëriti: "Ky është një kujtim për të parë përpara, për të parë rrugëtimin tonë, udhën tonë".
Ne ecim drejt një takimi me Zotin. Duhet të kërkojmë hirin e shpresës... Shpresa e përditshme që na çon përpara, na ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Zoti i pranoftë të gjithë dhe Zoti na mëshiroftë dhe na dhashtë shpresë, që të shkojmë përpara dhe t'i gjejmë të gjithë bashkë kur të na thërrasë Ai. Ashtu qoftë.