杏MAP导航

K?rko

Protagonist?t e filmit "Io Capitano" Protagonist?t e filmit "Io Capitano"

Me “Io Capitano” Sinodi reflekton mbi historit? e emigrant?ve

Organizuar nga Dikasteri vatikanas i Kultur?s, shfaqja e filmit t? regjisorit italian Matteo Garrone p?r t? gjith? pjes?marr?sit n? Sinod, t? mart?n, m? 15 tetor. T? pranish?m, vet? regjisori dhe Mamadou Kouassi, emigranti q? frym?zoi historin? e filmit

R.SH. – Vatikan

         Të martën, më 15 tetor, në orën 18.30, në Vatikan, në Sallën e Sinodit të Ri, do të shfaqet filmi “Io Capitano” (Unë kapiteni), kandidat zyrtar për çmimet Oscar 2024 si filmi më i mirë ndërkombëtar dhe fitimtar i çmimit “Luani i Argjendtë” në festivalin e 80-të të Venedikut. Filmi do të shfaqet në kuadrin e Sinodit "Për një Kishë Sinodale", që mbledh së bashku kardinaj, ipeshkvij dhe delegatë nga e gjithë bota, nga data 2 deri më 27 tetor, në Vatikan, nën kryesinë e Papës Françesku.

Dialog me Garrone dhe Mamadou Kouassi

Filmi do të paraqitet nga vetë regjisori Matteo Garrone, i shoqëruar nga Mamadou Kouassi, emigranti që frymëzoi historinë e filmit, në dialog me Át Antonio Spadaron, zv.sekretar i Dikasterit vatikanas për Kulturën dhe Edukimin, si edhe me imzot Davide Milanin, sekretar i përgjithshëm i Fondacionit Papnor për Kulturën e Arsimit dhe kryetar i Fondacionit të Entit të Spektaklit.

Një mundësi për reflektim

Filmi tregon rrugën e dy emigrantëve të rinj senegalezë, që përshkojnë Afrikën, me të gjitha rreziqet e saj, për të ndjekur ëndrrën e një jete më të mirë në Evropë. Vepër e lindur nga dëshmitë e vërteta të atyre, që e kanë përjetuar këtë dramë, treguar nga këndvështrimi i tyre, në përpjekjen për t'u dhënë zë emigrantëve. Paraqitja e filmit do të jetë mundësi e çmuar reflektimi të mëtejshëm për ata që - së bashku me Papën Françesku - po diskutojnë mbi të ardhmen e Kishës në botë, mbi stilin e pranisë dhe të veprimit të saj në të.

Nisma e organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Kulturën dhe Edukimin u bë e mundur falë bashkëpunimit të Rai Cinema, Archimede Film, Alessio Paulizzi, Wacebo dhe SmartArreda.

14 tetor 2024, 11:55