杏MAP导航

K?rko

Kardinali Matteo Maria Zuppi, i d?rguari i Pap?s, me Ministrin e Jasht?m rus Sergej Lavrov Kardinali Matteo Maria Zuppi, i d?rguari i Pap?s, me Ministrin e Jasht?m rus Sergej Lavrov

Kard. Zuppi n? Mosk?, Selia e Shenjt?: perspektiva t? hapura p?r paqe dhe bashk?punim humanitar

Nj? deklarat? nga Zyra e Shtypit e Vatikanit p?rmbledh misionin e dyt? t? kardinalit Zuppi n? Mosk?, si i d?rguar i Pap?s, me takimet institucionale me ministrin Lavrov, k?shilltarin Ushakov dhe komisioner?t Lvova-Belova e Moskalkova: vler?sohet ?far? ?sht? arritur p?r bashkimin familjar t? t? miturve dhe shk?mbimin e t? burgosurve, t? plagosurve dhe eshtrave t? t? r?n?ve. Bised? me Mitropolitin Antonij p?r ??shtje humanitare

R.SH. - Vatikan

Vizita e kardinalit Matteo Maria Zuppi në Moskë bëri të mundur "shqyrtimin e disa perspektivave" për "bashkëpunimin humanitar" dhe "hapjen e shtigjeve" për arritjen e paqes. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në lidhje me vizitën e dytë të presidentit të Konferencës Ipeshkvore Katolike të Italisë (CEI) në Rusi më 14-16 tetor, si i dërguar i Papës "në vazhdimësi me misionin" që i është besuar nga Ati i Shenjtë Françesku.

Takimet institucionale

I shoqëruar nga një zyrtar i Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kardinali Zuppi - lexojmë në njoftimin për shtyp - takoi Sergej Lavrov, ministër i Jashtëm, Yuri Ushakov, këshilltar i Presidentit të Federatës Ruse për politikën e jashtme, Marija Lvova-Belova, komisionere në Presidencën ruse për të Drejtat e Fëmijëve dhe Tatiana Moskalkova, Komisionere Presidenciale për të Drejtat e Njeriut. “Bisedimet e zhvilluara bënë të mundur vlerësimin e asaj që është arritur deri tani për bashkimin familjar të të miturve dhe shkëmbimin e të burgosurve, të plagosurve dhe të eshtrave të të rënëve”, njofton Selia e Shenjtë.

Bisedimet me Mitropolitin Antonij

"Gjatë qëndrimit të tij në Moskë - lexojmë më tej - kardinali Zuppi takoi edhe Mitropolitin Antonij të Volokolamsk, president i Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Patriarkanës së Moskës, me të cilin diskutoi çështje të ndryshme, veçanërisht ato të humanitare". "Në tërësi, vizita mundësoi gjithashtu të shqyrtohen edhe disa perspektiva për vazhdimin e bashkëpunimit humanitar dhe hapjen e shtigjeve për paqen e shumëdëshiruar".

17 tetor 2024, 14:59