杏MAP导航

K?rko

Il cardinale Parolin alla 79.ma Assemblea generale delle Nazioni Unite Il cardinale Parolin alla 79.ma Assemblea generale delle Nazioni Unite

Kard. Parolin: Selia e Shenjt? q? 60 vjet n? OKB p?r t? mbrojtur t? drejtat e dinjitetin e njeriut

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit kremtoi Mesh?n, n? Nju Jork, me rastin e 60-vjetorit t? hyrjes s? Selis? s? Shenjt? si v?zhgues n? Kombet e Bashkuara: n? k?to gjasht? dekada, tha Parolin, duke cituar Palin VI, Kisha ka qen? "nj? eksperte n? fush?n humanitare". N? pritjen me p?rfaq?suesit e p?rhersh?m, mb?shtet?sit dhe ambasador?t, kardinali Parolin ripohoi ftes?n p?r v?llaz?rim: "T? gjith? jemi an?tar? t? nj? familjeje t? vetme njer?zore, t? punojm? p?r t? tejkaluar p?r?arjet".

R.SH. - Vatikan

"Eksperte e njerëzimit" që gjashtëdhjetë vjet në mbrojte të dinjitetit të çdo njeriu dhe të të drejtave të njeriut, duke filluar nga e drejta për jetën, që mbështet drejtësinë sociale dhe zhvillimin ekonomik, që mbron mjedisin, që ngre zërin për ata njerëz që nuk kanë zë. Para së gjithash, migrantët, refugjatët, personat e zhvendosur. Kardinali Pietro Parolin përdori shprehjen e paharrueshme të Palit VI, Papa i parë që vizitoi Kombet e Bashkuara në vitin1965, për të folur punën e kryer nga Selia e Shenjtë në OKB në gjashtë dekadat e fundit.

Kjo do të thotë, që kur u bë pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara si Shtet vëzhgues në vitin 1964. Sekretari i Shtetit të Vatikanit kremtoi Meshën me rastin e 60-vjetorit të hyrjes së Selisë së Shenjtë si vëzhgues në Kombet e Bashkuara, dje, më 30 shtator, në Kishën e Familjes së Shenjtë në New York City, takimin përfundimtar të udhëtimit të tij në SHBA për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

01 tetor 2024, 12:38