杏MAP导航

K?rko

Ipeshkvi Syukur heq dor? nga kardinalati, p?r t'iu kushtuar krejt?sisht jet?s meshtarake

Papa pranoi k?rkes?n e fran?eskanit Paskalis Bruno Syukur, ipeshk?v i dioqez?s indoneziane t? Bogorit, p?r t? mos u krijuar kardinal n? Koncistorin e ardhsh?m, m? 7 dhjetor, p?r t? vijuar p?rkushtimin e tij meshtarak "n? sh?rbim t? Kish?s dhe t? popullit t? Zotit". 62 vje?, ai u em?rua ipeshk?v nga Fran?esku m? 21 n?ntor 2013, pasi kreu detyr?n e provincialit t? Urdhrit t? Fret?rve t? Vegj?l n? Indonezi, nga viti 2001 deri n? vitin 2009

R.SH. – Vatikan

         Ipeshkvi indonezian i Bogorit, imzot Paskalis Bruno Syukur, françeskan, i kërkoi Papës të mos krijohej kardinal gjatë Koncistorit të ardhshëm, më 7 dhjetor. Ati i Shenjtë ia pranoi kërkesën. Vendimi i prelatit - informon drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni - motivohet nga dëshira e tij për t'iu përkushtuar më tej jetës meshtarake, në shërbim të Kishës dhe të popullit të Zotit. Pra, kardinajtë, që do të marrin kësulën e kuqe nga Papa do të jenë 20 dhe jo më 21.

Ipeshkvi indonezian i Bogorit, imzot Paskalis Bruno Syukur, françeskan
Ipeshkvi indonezian i Bogorit, imzot Paskalis Bruno Syukur, françeskan

Ipeshkvi indonezian, françeskani Paskalis Bruno Syukur

I lindur më 17 maj 1962 në Ranggu, në dioqezën e Ruteng-ut, në ishullin indonezian Flores, Paskalis, pas shkollës fillore, ndoqi seminarin e vogël Piu X në Kisol. Studimet filozofike i kreu në Fakultetin Filozofik Driyakara në Xhakartë, më pas vazhdoi studimet teologjike në Fakultetin e Teologjisë në Yogyakarta. Bëri kushtet e përjetshme në gjirin e Françeskanëve të Vegjël më 22 janar 1989. U shugurua meshtar më 2 shkurt 1991.

Ipeshkvi indonezian i Bogorit, imzot Paskalis Bruno Syukur, françeskan
Ipeshkvi indonezian i Bogorit, imzot Paskalis Bruno Syukur, françeskan

Át Syukur kreu detyra të ndryshme. Nga viti 1991 deri në vitin 1993, ishte meshtar në famullinë e Moanemanit, dioqeza e Jayapura (Papua Perëndimore). Nga viti 1993 deri në vitin 1996, në Romë, studioi Përshpirtëri në Universitetin Antonianum; nga viti 1996 deri në vitin 2001 ishte mësues i rishtarëve në Depok dhe nga viti 1998 deri më 2001 kujdestar i Bashkësisë së Fretërve të Vegjël dhe i Këshillit Krahinor në Depok. Nga viti 2001 deri më 2009 kreu detyrën e eprorit provincial të Urdhrit në Indonezi, ndërsa nga viti 2009, atë të definitorit të përgjithshëm për Azinë dhe Oqeaninë në Romë. Më 21 nëntor 2013, Papa Françesku e emëroi ipeshkëv të dioqezës së Bogorit.

23 tetor 2024, 10:02