杏MAP导航

K?rko

2024.09.12 Gli Stati aderenti all'Osa 2024.09.12 Gli Stati aderenti all'Osa

Selia e Shenjt? Osa-s: t? promovohet mbrojtja e liris? dhe drejt?sis? sociale

Fjalimi i Imzot Cruz Serrano n? seanc?n e jasht?zakonshme t? K?shillit t? P?rhersh?m t? Organizat?s s? Shteteve Amerikane, me rastin e p?rkujtimit t? 23 vjetorit t? Kart?s Demokratike Nd?r-Amerikane dhe Dit?s Nd?rkomb?tare t? Demokracis?. Nj? nga sfidat kryesore p?r sistemin demokratik ?sht? kriza e politik?s "e karakterizuar nga rritja e opozit?s, shpesh e p?rkeq?suar n? mjedisin dixhital".

R.SH. – Vatikan

Të promovohet dhe mbrohet demokracia, duke respektuar vlerat që e frymëzojnë atë dhe "që janë baza e shoqërisë, si dinjiteti i çdo njeriu, respektimi i të drejtave të njeriut, mbështetja e së mirës së përbashkët si qëllim dhe kriter rregullues i jetës politike". Ky është angazhimi në të cilin janë të thirrura vendet nënshkruese të Kartës Demokratike Ndër-Amerikane, sepse “nëse nuk ka konsensus të përgjithshëm për këto vlera, humbet kuptimi i demokracisë dhe cenohet stabiliteti i saj”. Kështu tha Imzot Juan Antonio Cruz Serrano, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), me rastin e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Përhershëm mbajtur më 11 shtator, me rastin e përkujtimit të 23vjetorit të Kartës Demokratike Ndër-Amerikane dhe Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

Kriza e sotme politike

Në fjalën e tij, diplomati i Vatikanit shprehu "kënaqësinë e veçantë" të Selisë së Shenjtë në lidhje me aktivitetin intensiv të zhvilluar nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) "për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë" në kontinentin amerikan, dhe kujtoi se Papa Françesku në shumë raste ka folur për demokracinë, duke nënvizuar "se mbajtja gjallë e realiteteve demokratike është një sfidë e këtij momenti historik”. "Një nga sfidat kryesore për sistemin demokratik është kriza e politikës - theksoi më pas Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS),- e karakterizuar nga rritja e opozitës, shpesh e përkeqësuar në mjedisin dixhital", dhe nga vështirësia, e madje edhe nga pamundësia, për të krijuar zgjidhje të përbashkëta dhe të bashkëndara për problemet që prekin planetin tonë". Kjo është një krizë që "prek thellësisht të gjitha shtetet, të vogla apo të mëdha, të përparuara ekonomikisht apo në zhvillim e sipër, demokraci të lashta apo të fundit”, shtoi Imzot Cruz Serrano, duke nënvizuar gjithashtu se “demokracia bazohet në respektin e ndërsjellë, në mundësinë që të gjithë të kontribuojë në të mirën e shoqërisë dhe në faktin se këndvështrimet e ndryshme” nuk janë kërcënim për pushtetin dhe sigurinë e shteteve, por, në krahasim të sinqertë, ato pasurojnë njëra-tjetrën dhe na mundësojnë të gjejmë zgjidhje për problemet.

Puna për një kulturë demokratike

Selia e Shenjtë inkurajon shtetet anëtare të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) që të vazhdojnë të promovojnë vlerat e brendshme të shoqërisë të miratuara në Kartën Demokratike Ndër-Amerikane, si liria, barazia dhe drejtësia sociale në këtë kontinent - përfundoi Imzot Cruz Serrano -. Gjithashtu i inkurajon ata që të punojnë me përkushtim të përtërirë për të krijuar një kulturë demokratike, edhe aty ku ajo është e dobësuar”. Në këtë mënyrë mund të respektohen liritë themelore, mund të "mbështetet" dinjiteti dhe "të promovohet ndërtimi i një shoqërie gjithnjë e më njerëzore dhe vëllazërore".

13 shtator 2024, 12:19