杏MAP导航

K?rko

Lutje drejtuar N?n? Terez?s

Terez?, ti N?na e t? varf?rve!/n?se shoq?ria e mir?qenies t? shtyn/ta duash e ta shumosh ve? pasurin?/ edhe k?naq?sit? q? vijn? prej saj,/Ti e shtove dhe e shumove dashurin? p?r t? varf?rit n? bot?./E i kujtove njer?zimit se g?zimi nuk blihet me para./Nuk blihet, fitohet, kur merr - e - jep dashuri!/nj? dashuri kaloi n?p?r duart tua/q? lan? k?mb? t? grira nga g?rbula/pa ditur ?’?sht? lodhja,/p?r t’u treguar t? gjith?ve/ rrug?n e madh?shtis? s? v?rtet?.

R. SH. - Vatikan

Lutje drejtuar Nënë Terezës, në ditën e Festës së saj liturgjike

Terezë, ti Nëna e të varfërve!

Nëse shoqëria e mirëqenies të shtyn

ta duash e ta shumosh veç pasurinë

edhe kënaqësitë që vijnë prej saj,

Ti e shtove dhe e shumove dashurinë për të varfërit në botë.

E i kujtove njerëzimit se gëzimi nuk blihet me para.

Nuk blihet, fitohet, kur merr - e - jep dashuri!

Terezë, ti Nëna e të mjerëve!

Çapi yt i lehtë përshkoi skutat e skajet e dheut,

ku dergjeshin, e dergjen, të pafatët.

Çap i heshtur, i pandjeshëm

i këmbëve me sandalet grisur nga udha e gjatë;

po prap se prap ata e ndjenë e u besdisën,

ata që kanë, por s’ngopen kurrë me para e vetëdashje

e të varfërit i shikojnë nga majat e vetvetes,

poshtë, në skëterrën mjerimit!

Uji i Darkës së Mbrame kaloi nëpër duart tua

që lanë këmbë të grira nga gërbula

pa ditur ç’është lodhja,

për t’u treguar të gjithëve

rrugën e madhështisë së vërtetë.

Kështu mbete në zemër të Zotit e të njerëzve

që ecën, që ecin me çapin tënd!

Nënë Tereza e Krishtit!

Ti e dëgjove britmën e Jezusit,

në britmën e të uriturit  në të katër anët e botës,

E Korpin e Krishtit mjekove

në korpin e të gërbulurit.

Lutu për ne, Shën Terezë,

që të meritojmë hirin e madh të përvujtërisë e të dlirësisë

Si Maria,

për ta pranuar në zemrat tona,

Dashurinë që të bën vërtet të lum!

Amen!

04 shtator 2024, 10:05