杏MAP导航

K?rko

At? Augustin Margjoni, CM At? Augustin Margjoni, CM

At Augustin Margjoni CM, drejtor i par? i Veprave Papnore Misionare n? Shqip?ri

Kardinali Tagle, Pro-Prefekt i Dikasterit t? Selis? s? Shenjt? p?r Ungjill?zimin (Seksioni p?r Ungjill?zimin e par? dhe Kishat e reja t? ve?anta), m? 31 korrik 2024, ka em?ruar At Augustin Margjoni C.M. udh?heq?s p?r dy vjet (2024-2026) t? Drejtoris? Komb?tare t? Veprave Papnore Misionare t? sapokrijuara n? Shqip?ri.

R.SH. / Vatikan

Kardinali Luis Antonio G. Tagle, Pro-Prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin (Seksioni për Ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta), më 31 korrik 2024, ka emëruar At Augustin Margjoni C.M. udhëheqës për dy vjet (2024-2026) të Drejtorisë Kombëtare të Veprave Papnore Misionare të sapokrijuar në Shqipëri.

Atë Margjoni CM, i lindur më 30 Prill 1988 në Konaj-Mirditë (Shqipëri) e nisi rrugëtimin e tij me Etërit Misionar Vinçencianë që në moshë të vogël, duke ndjekur shkollën misionare apostolike në Rrëshen nga shtatori 2001. Studimet filozofiko-teologjike i filloi në vitin 2007 në Itali. Ai vazhdoi seminarin e brendshëm në Seminarin e Teruelit (Spanjë). Ai bëri Kushtet e Përjetshme në Kongregatën e Misionit më 21 shtator 2012 dhe u shugurua meshtar më 6 shtator 2014. Menjëherë pas shugurimit mori detyrën e drejtorit të shkollës apostolike të Kongregatës së Misionit në Shkodër. Ka ndjekur një kurs studimesh për formim në Itali (2017-2020). Prej shtatorit 2020 është famullitar dhe epror i Etërve Vinçencianë në Shqipëri.

Veprat Papnore Misionare janë një rrjet botëror në shërbim të Papës për të mbështetur misionin dhe Kishat e reja me lutje dhe bamirësi. Veprimtaria misionare është paradigma e çdo vepre të Kishës. E Veprat Papnore Misionare e kanë krijuar traditën e tyre në Kishë që në kohët e para të krishterimit. Që kur lindi, bashkësia e parë e krishterë, nisi të përdorte mbledhjen e ndihmave, si mjet për të mbështetur vëllezërit në fe. Nga gjysma e tetëqindës katër degët që përfshihen në POM (Veprat Papnore Misionare), vijuan të bëjnë të njëjtën gjë, duke i ndihmuar Kishat e veçanta që të lindin, të rriten e të fuqizohen. Koncili i Dytë i Vatikanit thotë se emri i misioneve nënkupton dy aktivitete: shpalljen e Ungjillit dhe themelimin e Kishave të reja (AG, 6).

(EG) (Agenzia Fides 06/09/2024)

06 shtator 2024, 18:34