杏MAP导航

K?rko

 Il cardinale Tagle Il cardinale Tagle

Papa n? Azi dhe Oqeani. Kard. Tagle: Kishat e vogla mund t? na m?sojn? shum?

Pro-prefekti i Dikasterit t? Vatikanit p?r Ungjill?zimin, kardinali Tagle n? nj? bised? me agjencin? e lajmeve Fides, kujton se "nga 2 shtatori Papa Bergoglio nis udh?timin e tij apostolik m? t? gjat? t? papnis? s? tij". Udh?timi i Pasardh?sit t? Pjetrit n? Azi dhe Oqeani ?sht? i r?nd?sish?m p?r t? gjith? Kish?n universale.

R.SH. / Vatikan

Pro-prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin kardinali Luis Antonio Gokim Tagle në një bisedë me agjencinë e lajmeve Fides, tregon pse udhëtimi i Pasardhësit të Pjetrit në Azi dhe Oqeani është i rëndësishëm për të gjithë Kishën universale.

Ati i Shenjtë Françesku po përgatitet të bëjë udhëtimin më të gjatë të papnisë të tij - midis Azisë dhe Oqeanisë - në pragun e 88 viteve. Papa do të vizitojë katër shtete në dy kontinente, në një udhëtim prej gati 40 mijë kilometrash. Papa si Ipeshkëv i Romës nuk largohet nga dioqeza e tij për të thyer rekorde. Udhëtimet tij - thotë kardinali Luis Antonio Tagle për agjencinë e lajmeve Fides - janë më tepër "një akt përvujtërie përpara Zotit që na thërret. Një akt bindjeje ndaj misionit''.

Papa Françesku do të jetë në Indonezi, Papua Guinenë e Re, Timorin Lindor dhe Singapor në fillim të shtatorit. ''Më kujtohet - vëren kardinali Tagle - se në realitet ky udhëtim i Papës në Azi dhe Oqeani ishte planifikuar tashmë për vitin 2020.

Sapo kisha mbërritur në Romë, në Kongregatën për Ungjillëzimin e Popujve dhe mbaj mend që ky projekt ishte tashmë konkret. Pastaj pandemia Covid-19 ndaloi gjithçka. Dhe unë u befasova shumë që Ati i Shenjtë e mori këtë projekt përsëri në duart e tij. Është një shenjë e afërsisë së tij atërore me ato që ai i quan 'periferitë ekzistenciale'.

Them të vërtetën: unë jam më i ri se Papa, dhe kam përjetuar personalisht që këto udhëtime të gjata janë të rënda. Për të, edhe përqafimi i kësaj përpjekjeje është një akt përulësie. Nuk është një show për të treguar se çfarë jemi ende të aftë të bëjmë. Si dëshmitar, them se është një akt përulësie përpara Zotit që na thërret''.

Për sa i përket faktit që ky udhëtim – sipas disa interpretimeve – do të konfirmonte se Papa preferon Lindjen dhe neglizhon Perëndimin, kardinali Tagle vëren se: “Kjo ide e konsiderimit të vizitave apostolike si një shenjë që Ati i Shenjtë ”preferon'' ' një kontinent ose një pjesë të botës ose nuk vlerëson pjesët e tjera është një interpretim i gabuar i udhëtimeve papnore. Pas këtij udhëtimi, në fund të shtatorit, nga data 26 dhe deri më 29 shtator, Papa ka planifikuar të vizitojë Luksemburgun dhe Belgjikën.

Ai ka vizituar shumë vende duke përfshirë rajone të ndryshme të Evropës. Më duket se me këto udhëtime Papa dëshiron të inkurajojë katolikët në të gjitha kontekstet në të cilat gjenden. Pastaj gjithashtu vlen edhe të kemi parasysh se shumica e njerëzimit jeton në këto zona të botës. Dy të tretat e popullsisë së botës janë të pranishme në Azi. Shumica e këtyre njerëzve janë të varfër. Dhe ka shumë pagëzime në mesin e të varfërve. Papa Françesku e di se atje ka shumë të varfër dhe në mesin e të varfërve ka një tërheqje ndaj personit të Jezusit e Ungjillit, edhe në mesin e luftërave, persekutimeve dhe konflikteve”.

27 gusht 2024, 15:30