杏MAP导航

K?rko

Kupola e Sh?n Pjetrit Kupola e Sh?n Pjetrit 

Olimpiada, Selia e Shenjt?: disa skena, fyese p?r t? gjith? besimtar?t

N? nj? deklarat? shprehet trishtimi p?r disa nga skenat e ceremonis? t? hapjes s? Loj?rave, “ngjarje prestigjioze, n? t? cil?n e gjith? bota mblidhet rreth vlerave t? p?rbashk?ta”, ndaj “nuk duhet t? ket? aludime, q? tallen me besimet fetare t? shum? njer?zve”.

R. SH. - Vatikan

Trishtim dhe keqardhje shprehet nga Selia Shenjte në një deklaratë lidhur me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, më 26 korrik. Fyerje për të krishterët dhe besimtarët e tjerë

“Selia e Shenjtë - lexojmë në tekst - u trishtua nga disa skena të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, në Paris, ndaj nuk mund të mos  bashkojë zërin me zërat e tjerë, që u dëgjuan ditët e fundit për të dënuar fyerjen  shkaktuar shumë të krishterëve dhe besimtarëve të feve të tjera”.

I nevojshëm, respekti për të tjerët

“Në një ngjarje prestigjioze, në të cilën mbarë bota bashkohet rreth vlerave të përbashkëta - vazhdon deklarata - nuk duhet të ketë aludime që tallen me besimet fetare të shumë njerëzve”.

Në përfundim, Selia e Shenjtë thekson se “liria e shprehjes, e cila padyshim nuk vihet në diskutim, e ka kufirin në respektin ndaj të tjerëve”.

04 gusht 2024, 09:45