杏MAP导航

K?rko

Kardinali Parolin dhe presidenti iranian Pezeshkian Kardinali Parolin dhe presidenti iranian Pezeshkian 

Lindje e Mesme, telefonat? Parolin-Pezeshkian: t? shmanget zgjerimi i konfliktit

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit bisedoi telefonikisht sot n? m?ngjes me presidentin e ri t? Iranit, t? cilit i shprehu shqet?simin e Selis? s? Shenjt? p?r rrezikun e shkall?zimit t? luft?s, duke ngulur k?mb? q? t? b?hen t? gjitha p?rpjekjet p?r dialog, negociata dhe paqe

R.SH. – Vatikan

         Ndërkohë që po afrohet fantazma e sulmit të pritshëm iranian kundër Izraelit, i cili, sipas burimeve amerikane, mund të ndodhë gjatë dyzet e tetë orëve të ardhshme, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin pati sot në mëngjes (12 gusht) një telefonatë me presidentin e ri të Iranit, Masoud Pezeshkian. Dialog, negociata, paqe; jo zgjerimit të një konflikti, edhe kështu, “shumë serioz”: këto janë pikat kryesore rreth të cilave u përqendrua biseda, siç njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

Telefonata ndërmjet Parolinit dhe presidentit iranian

Prelati - thuhet në notë - e përgëzoi presidentin e zgjedhur në krye të Republikës Islamike në fillim të korrikut, për mandatin e tij, nisur më 28 korrik. Gjatë bisedës telefonike u diskutuan "tema me interes të përbashkët", por mbi të gjitha, kardinali Parolin "shprehu shqetësimin serioz të Selisë së Shenjtë për ç’po ndodh në Lindjen e Mesme, duke ritheksuar nevojën për të shmangur në çdo mënyrë përhapjen e konfliktit shumë të rëndë, që vijon". Të punohet për dialogun, negociatat dhe paqen: ky vullneti dhe urimi i Vatikanit.

Sulmi

Siç dihet, pritet një sulm i Iranit kundër Izraelit, si përgjigje për vdekjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, vrarë më 31 korrik në Teheran. Që në prill, Irani pati bërë inkursione kundër Izraelit me dhjetëra dronë dhe raketa, disa prej të cilave u kapën dhe u shpërthyen në qiellin e Jordanisë dhe të Sirisë, pa shkaktuar dëme apo viktima të konsiderueshme. Edhe në atë rast, bëhej fjalë për një përgjigje ndaj sulmit izraelit në Damask më 1 prill, në të cilin u vra gjeneral-brigade Mohammad Reza Zahedi, komandant i lartë i Forcës Quds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Thirrja e Papës

Këtë herë rreziku është më serioz dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Iranit të shmangë një sulm, që do të rrezikonte stabilitetin e të gjithë rajonit të Lindjes së Mesme. Edhe Papa Françesku, në fund të audiencës së përgjithshme të së mërkurës së kaluar, përsëriti "thirrjen për të gjitha palët e përfshira që konflikti të mos përhapet dhe të arrihet armëpushimi menjëherë në të gjitha frontet, duke filluar nga Gaza, ku situata humanitare është shumë serioze, është e paqëndrueshme”. “Lutem – shtoi Ati i Shenjtë – që kërkimi i sinqertë i paqes t’i shuajë mosmarrëveshjet, dashuria të mposhtë urrejtjen dhe hakmarrja të çarmatoset nga falja”.

12 gusht 2024, 12:11