杏MAP导航

K?rko

Kard. Pizzaballa: paqja sot ?sht? e v?shtir?, ?sht? urgjent nj? arm?pushim

N? Rimini, Itali, n? nj? intervist? me mediat e Vatikanit para inaugurimit t? Takimit t? 45-t? t? Miq?sis? nd?rmjet Popujve, Patriarku Latin i Jeruzalemit flet p?r "shpresat e vogla" n? Tok?n e Shenjt?, themelore p?r t? mos iu dor?zuar dhun?s: ne punojm? p?r t? mb?shtetur komunitetin katolik n? Gaza dhe Bregu Per?ndimor duke sjell? ushqim, ekziston nj? kultur? pajtimi q? duhet promovuar p?r t'i shp?tuar nga dhuna q? ?sht? krijuar

R.SH. - Vatikan

“ Në këtë moment ne nuk mund të flasim për paqe”. Fjalët e kardinalit Pierbattista Pizzaballa, Patriarkut Latin të Jerusalemit, paraqesin qartë situatën aktuale që po përjetohet në Tokën e Shenjtë me konfliktin që vazhdon prej muajsh mes Hamasit dhe Izraelit. Duke folur në mikrofonat e mediave të Vatikanit, para hapjes së Takimit 45-të të Miqësisë ndërmjet Popujve në Rimini, të cilin kardinali e inauguroi me konferencën e titulluar: "Një prani për paqen" - patriarku Pizzaballa nënvizon nevojën për të "punuar për një armëpushim, për ndërprerjen e operacioneve ushtarake për të filluar kështu një proces shërimi, për të ndërtuar besimin tek njëri-tjetrit”.

Jem në një moment vendimtar

“Jemi në një moment vërtet vendimtar. Lufta do të përfundojë, shpresoj që negociatat të zgjidhin ndonjë gjë: dyshoj, por është treni i fundit. Nëse nuk arrijmë një armëpushim tani, do të jetë dramatike”, tha Patriarku latin i Jeruzalemit, kardinali Pierbattista Pizzaballa, duke folu sot paradite në seancën inauguruese të Takimit të 45-të të Riminit.

Duke folur për luftën midis Hamasit dhe Izraelit, e cila filloi më 7 tetor, Patriarku shpjegoi se “mund të shkojmë drejt një armëpushimi, por edhe drejt degjenerimit. Gjithçka varet nga ditët e ardhshme”. “Rruga e paqes ekziston – tha Kardinali Pizzaballa – por mungon dëshira për ta ndjekur në nivelin institucional, prandaj udha e paqes kërkon një lidership politik dhe fetar që sot është në krizë. Është e rëndësishme, nënvizon Patriarkut Latin të Jerusalemit, të bëjmë gjithçka që është e mundur, edhe duke filluar nga fundi".

Paqja është një kulturë

Kardinali Pizzaballa kujton se të gjithë mund të bëjnë diçka për të krijuar paqen. “Paqja është një kulturë, nuk është diçka që duhet bërë, është politikë, është arsim, është angazhim i mediave, është punë e përditshme, në një botë të globalizuar në të cilën askush nuk është ishull. Paqja është një kulturë”.

20 gusht 2024, 19:39