Kard. Parolin: ?sht? e kot? t? nd?rtosh nj? shoq?ri, q? p?rjashton Zotin
R.SH. / Vatikan
“Ruaje thesarin e fesë apostolike që t’u besua, ruaje si administrues i mirë dhe përhapi thesaret e saj gjerësisht, që si një farë e mirë, që të japë fryte në Kishë dhe në shoqërinë civile”- uroi kardinali Parolin.
Urgjent, kumti i rilindjes
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin duke iu drejtuar Imzot Kryspin Dubiel, kujtoi se sa e nevojshme është që njerëzit e këtyre kohërave të hutuara të shpallin se Zoti mori natyrën njerëzore dhe e shpengoi përfundimisht, e mori në zotërim realitetin tonë një herë e përgjithmonë. “Prandaj, përpjekjet tona në ndërtimin e qytetit laik janë të pavlefshme, nëse përjashtojmë praninë e Zotit” - deklaroi kardinali Parolin.
Të bashkuar më ngushtësisht me Zotin
Duke folur për kryeipeshkvin e ri dhe duke kujtuar rrugën e tij profesionale dhe shërbimin meshtarak, Sekretari i Shtetit të Vatikanit kujtoi se kishte pasur gjithnjë dëshirën për të pasuruar njohuritë e tij dhe për t'i qëndruar besnik Zotit. “Tani Zoti, që njeh të kaluarën tënde, të thërret të bashkohesh me Të me gjithë zemër” – kujtoi Kardinali.
Në shërbim të Kishës dhe botës
Kardinali Parolin foli edhe për detyrat e nuncit të ri Imzot Kryspin Dubiel: “Shërbimin e bërë për të mirën e Kishës dhe për paqen në botë. Do të jetë më i frytshëm aq, sa më shumë të mbështetet me këmbëngulje tek lutja dhe meditimi për Fjalën e Zotit”, nënvizoi Kardinali.
Ceremonia e shugurimit Episkopal të Imzot Kryspin Dubiel (Radio Fara TV)
Kremtimi u mbajt në Bazilikën Minore në Le?ajsk të Polonisë, nga vjen imzot Dubiel. Në liturgji morën pjesë edhe ipeshkvijtë e kardinajtë Stanis?aw Dziwisz dhe Kazimierz Nycz, si dhe Imzot Antonio Filipazzi, nunc apostolik në Poloni dhe imzot Marek Marczak, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore Polake. Bashkëkremtuesit ishin Imzot Salvatore Pennacchio, president i Akademisë Kishtare Papnore në Romë dhe Imzot Adam Szal, Mitropoliti i Przemysl.