杏MAP导航

K?rko

Papa n? G7, publikohet programi: dhjet? takime bilaterale

Papa nes?r, m? 14 qershor, n? samitin e Borgo Egnazia, n? Pulia t? Italis?, ku do t? marr? pjes? n? seanc?n e p?rbashk?t me nj? fjalim publik. Para G7 Fran?esku do t? takoj? n? m?nyr? konfidenciale Georgieva, Zelensky, Macron Trudeau Erdogan. Pasdite ?sht? n? program pjesa e dyt? e bisedimeve me Ruto, Modi, Biden, Lula, Erdogan dhe Tebboune

R.SH. / Vatikan

Dhjetë takime dypalëshe dhe një fjalim publik do të karakterizojnë pjesëmarrjen e Papës Françeskut në G7 nesër, e premte 14 qershor, që u hap sot në Borgo Egnazia, Pulia, Itali. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë, duke bërë të njohur programin e vizitës së Papës përgatitur nga Prefektura e Shtëpisë Papnore.

Ati i Shenjtë Françesku do të niset në orën 11:00 nga heliporti i Vatikanit për të zbritur pas rreth një ore e gjysmë në fushën sportive në zonën e Brindisit, ku aktualisht pritet grupi ndërqeveritar informal i shtatë vendeve më të përparuara ekonomikisht.

Pjesa e parë e takimeve bilaterale

I pritur nga Presidentja e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane Giorgia Meloni, Papa do të kalojë me makinë golfi në rezidencën e rezervuar, ku është programuar mbajtja e pjesës së parë të bisedimeve bilaterale me znj. Kristalina Georgieva, drejtoreshë e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe Volodymyr Zelenskyy, President i Republikës së Ukrainës; Emmanuel Macron, president i Republikës Franceze; dhe Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë.

Ndërhyrja e Papës

Më pas, kryeministrja italiane Meloni do të presë zyrtarisht Papën në oborrin e Borgo Egnazia, i cili do të marrë pjesë në seancën e përbashkët të G7 në sallën Arena, ku do të mbajë fjalën e tij. Më pas do të vijojnë ndërhyrjet e tjera të pjesëmarrësve.

Takimet tjera bilaterale

Në pjesën e dytë, duke filluar rreth orës 17:30, në program është fotografia zyrtare e të gjithë pjesëmarrësve që do të hapë edhe një seancë tjetër të takimeve bilaterale me z. William Samoei Ruto, president i Kenias; Narendra Modi, kryeministër i Indisë; Joseph Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Luiz Inácio Lula da Silva, president i Brazilit; Recep Tayyip Erdo?an, President i Republikës së Turqisë; dhe Abdelmadjid Tebboune, President i Republikës së Algjerisë.

Në fund, helikopteri me Papën në bord do të niset nga fusha sportive e Borgo Egnazia drejt heliportit të Vatikanit, ku ulja duhet të bëhet rreth orës 21:15.

13 qershor 2024, 14:27