杏MAP导航

K?rko

An?tar?t e Sinodit p?rfundojn? ushtrimet e tyre shpirt?rore

Me hapjen e nes?rme t? Sinodit, p?rfundon sot n? mbr?mje t?rheqja shpirt?rore treditore n? Sacrofano, p?r an?tar?t, delegat?t v?llaz?ror? dhe t? d?rguarit special? t? Asambles? s? P?rgjithshme t? XVI t? Zakonshme t? Sinodit, me 464 pjes?marr?s, 365 an?tar? dhe Pap?n, nga t? cil?t 54 gra votuese. Nd?r an?tar?t e Sinodit jan? edhe dy ipeshkvij t? Kish?s katolike t? Shqip?ris?, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshk?v i Tiran? Durr?sit dhe imzot Gjergj Meta, ipeshk?v i Rr?shenit.

R.SH. / Vatikan

Me hapjen e nesërme të Sinodit, përfundon sot në mbrëmje tërheqja shpirtërore treditore në Sacrofano, afër Romës, për anëtarët, delegatët vëllazërorë dhe të dërguarit specialë të Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve.

Tre ditët e lutjes dhe të reflektimeve u mbajtën në “Fraterna Domus” në Sacrofano, jo larg Romës. Lutja e uratëve të ditës dhe meditimeve u drejtuan nga rregulltari domenikan At Timothy Radcliffe dhe nga motra rregulltare Maria Ignazia Angelini. Sot pasdite kremtimi i Meshës së mbylljes së ushtrimeve shpirtërore, me predikimin që i është besuar kryeipeshkvit brazilian të Porto Alegre, Imzot Jaime Spengler, president i Këshillit Ipeshkvnor të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAM).

Po kujtojmë se Sinodi 2023 mbi sinodalitetin e Kishës ka si temë “Për një Kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje, mision”. Hapja e Sinodit bëhet nesër më 4 tetor, në ora 0.00 në Sheshin e Shën Pjetrit, me kremtimin e Meshës kryesuar nga Papa Françesku, me kardinajtë e ri dhe Kolegjin kardinalor, me rastin e përurimit të Asamblesë së përgjithshme të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, e do të vazhdojë, për katër javë, me takime të përgjithshme dhe grupe pune, në sallën Pali VI në Vatikan, deri më 29 tetor të ardhshëm.

Në Sinod janë 464 pjesëmarrës, 365 anëtarë dhe Papa, nga të cilët 54 gra votuese. Ndër anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të XVI të Zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve janë edhe dy ipeshkvij të Kishës katolike të Shqipërisë, imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv i Tiranë Durrësit dhe imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit.

03 tetor 2023, 14:19