Nd?rmjet artit dhe folklorit, n? zem?r t? kultur?s mongole me Naadam
R. SH. - Vatikan
Muzikë me sitar, vegël tipike festive; Khöömei-t, këngë mbitonike me tinguj grykorë; valle popullore; Bok, mundje, një kryqëzim ndërmjet sumos dhe mundjes; karuseli i kuajve, me akrobaci mbi kuajt e shumtë që popullojnë stepat e pafundme; shfaqjet e përdredhimeve, etj. etj. Ishte shfaqje për sytë e për shpirtin, Besreg Naadam-i, festivali tradicional kulturor i Mongolisë i cili, përmes garave artistike dhe sportive e ndihmon vizitorin e huaj të shijojë me fund rrënjët e kulturës së Vendit qendroaziatik aziatik.
40 km larg kryeqytetit Ulaanbaatar, ditën e parë të shtegtimit të Françeskut, në pushim përpara se të fillonin takimet e ndryshme (sot, më 2 shtator), shoqëruesit papnorë dhe gazetarët që shoqëronin Papën, mundën të ndiqnin këto çaste mahnitëse arti dhe historie që, me maska të lashta, kërcimtarë e muzikantë, deve e kuaj e shoqëronin shikuesin në kohë që tashmë janë shndërruar në art. Për të mos u harruar. Emocionuese, këto shfaqje të panjohura për perëndimorët. Të gjitha të luajtura në një mjedis mbresëlënës natyror, me lugina të gjelbra, të stolisura me gerin tipik, domethënë, me çadrat e barinjve endacakë.
Zbulimi i muzikës dhe valleve tradicionale të popullit mongol
Shoqëruesit papnorë dhe gazetarët, që ndiqnin udhëtimin apostolik në Mongoli, ishin të ftuar në këtë ngjarje kulturore në Besreg Naadam, një qytet i mirënjohur në vend.
Festë për Papën
Autoritetet vendase e organizuan veprimtarinë posaçërisht për shoqëruesit e Papës. Përfaqësoheshin nga Batmunkh Battsetseg, ministrja e jashtme, që e priti Papën në aeroport. Duke marrë fjalën në këtë festë arti e kulture, të lashtë e të re, zonja Battsetseg i përsëriti mirënjohjen Françeskut për vizitën e tij, si dhe të pranishëmve, që shprehën gatishmërinë për të udhëtuar në zemër të kulturës mongole. Pjesëmarrësve iu ofrua një bufé me prodhime tipike të vendit, kryesisht mish të pjekur nga barinjtë dhe ushqime me kos të thatë, pjatë tradicionale që iu shtrua para edhe Papës në mëngjes. Gjithçka e shijshme, por më shumë se ushqimet, argëtimi, si gjuajtja me hark dhe shfaqje të tjera, vallëzimi popullor, shfaqja Bii Biyelgee dhe The Horses, akrobaci mbi kalë nga të rinjtë dhe të rejat me veshje tradicionale si dhe lojra të tjera, të panjohura në anën tjetër të botës, prej nga vinin mysafirët e mahnitur nga kjo shfaqje!
(Teksti nga Salvatore Cernuzio, video nga Franco Piroli)