杏MAP导航

K?rko

2023.08.01 Preghiera in San Pietro per GMG 2023.08.01 Preghiera in San Pietro per GMG

DBR: shtegtar?t n? Sh?n Pjet?r, n? Vatikan, mund t? luten p?r t? rinjt?

Shoq?rim i t? rinjve, n? lutje. Shtegtar?t mund ta b?jn? k?t? n? Bazilik?n e Sh?n Pjetrit, nd?rsa t? rinjt? jan? duke realizuar nj? ?nd?rr: at? t? takimit me Atin e Shenjt?!

R.SH. / Vatican News

Gjatë gjithë Ditës Botërore të Rinisë,  nga 1 deri në 6 gusht, shtegtarët që mbërrijnë në Vatikan e vizitojnë Bazilikën e Shën Pjetrit, do të ftohen të marrin pjesë në lutjen e përbashkët për të rinjtë e mbledhur në Lisbonë me Papën Françesku. Ftesa për të shoqëruar të rinjtë me lutjen e shtegtarit pranë Varrit të Pjetrit lidhet, në bashkëpunim me Dikasterin e Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën, me meshët që do të kremtohen në Bazilikën e Vatikanit dhe me Adhurimin Eukaristik çdo ditë, në Kapelën e të Shenjtnueshmit Sakrament, në krahun e djathtë të Bazilikës.

Oraret e adhurimit  Eukaristik nisin nga fundi i Meshës së mëngjesit, që kremtohet në orën 8:30 tek e njëjta Kapelë, e vijojnë deri në orën 16.30, kur bëhet ripozicionimi.

Një njoftim me shkrim do t'ju kujtojë në hyrje të Kapelës takimin e veçantë të DBR-së për shtegtarët që hyjnë për Adhurimin, me udhëzime për të hyrë edhe në  Faqen e Bazilikës së Shën Pjetrit kushtuar DBR-së dhe për t’i shkarkuar tekstet zyrtare të lutjes, në gjuhë të ndryshme.

Më poshtë, lutja:

Virgjër e Vizitës,

që hapat i shpejtove në mal

për ta takuar sa më shpejt  Elizabetën,

tregona rrugën për të takuar dhe kë na pret

e t’i çojm Ungjillin e gjallë:

Jezu Krishtin, Birin tënd, Zotin tonë!

Do të shkojmë me nxit, pa habitje e vonesa,

shpejt e me gëzim.

Do të shkojmë të paqtë,

se kush sjell Krishtin, sjell paqen,

e "kush bën mirë",

“ndjehet mirë".

Virgjër e Vizitës…

Me Ty do të vazhdojmë këtë udhë takimi,

që  bota jonë të gjejë vetveten

në vëllazëri, drejtësi e në paqe.

Ndihmona, Virgjëra e Vizitës,

ta çojmë Krishtin kudo,

duke iu bindur Atit, në dashurinë e Shpirtit!

01 gusht 2023, 13:47