杏MAP导航

K?rko

DBR, Kardinal de Mendon?a: n? nj? epok? nihilizmash, fest? planetare e Ungjillit

Prefekti i Dikasterit t? Vatikanit p?r Kultur?n dhe Arsimin reflekton p?r udh?timin e Pap?s nd?rmjet t? rinjve t? mbledhur n? kryeqytetin portugez: k?to dit? Lisbona ?sht? "qytet i ?ndrrave", q? flet p?r v?llaz?ri. P?r k?t? flet edhe nj? pavijon si dhe disa takime t? krijuara p?r t’u thelluar n? tem?n e edukimit me vajzat e me djemt?.

R. SH. - Vatikan

Ta kremtosh fenë nën shenjën e unitetit, duke e jetuar gëzimin e Ungjillit e duke dëgjuar zërin e Papës! Këto, pikat kyçe të shtegtimit të 42-të apostolik në Portugali me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, të cilin Kardinali José Tolentino de Mendonça, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për kulturën dhe arsimin, e përshkruan në një intervistë për Telepace, duke u ndalur tek rëndësia e ngjarjes botërore. Ngjarje e pritur me padurim prej shumë të rinjve nga e gjithë bota, e cila mbërrin në një kohë të rënduar nga lufta, pas dy vitesh të një pandemie, që e detyroi botën t’i ndalojë të gjitha veprimtaritë.

“Të presësh praninë e Atit të Shenjtë - shpjegon Kardinali - do të thotë sesa shumë kemi nevojë për një fjalë të aftë që të mbjellë shpresë në zemrat tona”. Një virtyt, i cili zë vend të spikatur në mësimdhënien e Françeskut e reflektohet edhe në parimet e paktit arsimor global, të cilin ai e nisi   në vitin 2019.

Një pavijon, për t’i takuar të rinjtë

Dikasteri papnor për Kulturën dhe Arsimin synon ta mbështesë këtë temë përmes pavijonit të tij, ngritur në Lisbonë, disa takimeve speciale dhe një fushate në mediat sociale. “Një mënyrë - nënvizon Kardinali de Mendonça – për të krijuar dialog dhe për t’ua hapur krahët të gjithëve, duke u kujtuar se sot është e mundur të ringjallet shpresa. Për Kishën - shton ai - edukimi nuk është teknikë, por art i jetës dhe mundësi për t’u jetuar, sepse do të thotë ta vendosësh njeriun në qendër dhe ta shikosh me besim”.

Detyra për të ëndërruar

Kjo është arsyeja pse imperativi për brezat e rinj, mbledhur në Portugali është të "dëgjojnë", duke besuar fort në atë që Françesku përsërit shpesh, domethënë, të mos kenë frikë dhe të mos mbeten spektatorë të historisë. “E ke për detyrë të ëndërrosh” - pohon me forcë kardinali portugez - “Këtë duhet t'ua themi të rinjve në një periudhë që karakterizohet nga nihilizmi i madh dhe pasiguria e madhe: të ëndërrojnë mundësi të tjera të të menduarit për ekonominë, politikën, marrëdhëniet njerëzore dhe çështjet e mëdha botërore, por edhe për të shpërndarë kudo frymën dhe dritën e Zotit, që t’i ndriçojë e t’u japë jetë këtyre pyetjeve”.

Françesku, “gjysh”, i ri ndërmjet të rinjve

Papa po i përsërit edhe një herë të gjitha këto mesazhe. Dhe nuk dëshiron të jetë vetëm gjysh ndërmjet nipërve. "Do të shohim një djalë të ri - në mes të rinjve," sipas krdinalit de Mendonça-s. "Sepse risia, freskia dhe gëzimi me të cilin Françesku e dëshmon Ungjillin, është shenjë rinie mendore, shenjë e një zemre të re, vërtet e parezistueshme për të gjithë ata që kanë fatin t’ia dëgjojë rrahjet”.

02 gusht 2023, 16:11