Takimi me Jezusin e gjall? n? bashk?sin? q? kremton
ANDREA TORNIELLI
Në zanafillë të Letrës Apostolike të Françeskut është dëshira që i gjithë populli i Zotit, duke filluar nga kremtuesit, të rizbulojë bukurinë dhe mahnitjen përballë liturgjisë, duke e lënë vetë liturgjinë ta “formojë” kë merr pjesë në të, në atë, që Papa e quan “辞辩别补苍颈 i hirit, që përmbyt çdo festë”.
Disa fragmente të dokumentit papnor, botuar ditën e festës së shenjtorëve Pjetër dhe Pal, mund të gjenden në “diskutimin” që kryeipeshkvi i asokohshëm, kardinali i Buenos Ajres, pati mbajtur në seancën plenare të Dikasterit për Kultin Hyjnor, më 1 mars 2005. Me atë rast, duke folur për artin e kremtimit, Jorge Mario Bergoglio theksonte rëndësinë e “rifitimit të mahnitjes përballë misterit” dhe shpresonte në botimin e një teksti, që nuk ishte traktat ligjor apo disiplinor plot rregulla dhe kolona; as traktat mbi abuzimet liturgjike. Kërkonte, në vend të tij, një dokument me “ton baritor dhe shpirtëror, me natyrë medituese”.
Me “Dëshirën, që dëshiroja”, në njëfarë mënyre kjo dëshirë plotësohet. Në Letrën Apostolike, Pasardhësi i Pjetrit ecën në një rrugë, që shkon në zemër të kremtimit liturgjik e që është, njëkohësisht “maja drejt së cilës synon veprimi i Kishës” dhe “burimi, nga rrjedh e gjithë energjia e saj”, siç na mëson Koncili II Ekumenik i Vatikanit. Shumë i cituar në tekst është Romano Guardini, teolog gjerman me nënshtetësi italiane, veçanërisht i vlerësuar edhe nga Benedikti XVI.
Çdo paragraf i dokumentit të ri të Françeskut përshkohet nga vetëdija se liturgjia i lë vend, mbi të gjitha, një Tjetri. Papa shkruan: “Dëshira e Jezusit për ne nis shumë para dëshirës sonë për t’iu përgjigjur ftesës së Tij - shumë më përpara. Ne mund të mos jemi fare të vetëdijshëm për këtë, por sa herë që shkojmë në Meshë, arsyeja e parë është sepse na tërheq dëshira e Tij. Nga ana jonë, përgjigja e mundshme është, si gjithmonë, t’i dorëzohemi dashurisë së tij, dëshira që të tërhiqemi prej Tij”.
Pak më tutje, Françesku shton: “Nëse do të kishim mbërritur në Jerusalem pas Rrëshajëve dhe do të kishim ndjerë dëshirën jo vetëm për të ditur diçka më shumë për Jezusin e Nazaretit, por edhe për ta takuar përsëri, nuk do të kishim pasur mundësi tjetër veçse të kërkonim që të dëgjonim fjalët e Tij dhe të shihnim gjestet e Tij, më të gjalla se kurrë. Nuk do të kishim asnjë shans tjetër për një takim të vërtetë me të, përveç atij të bashkësisë që kremton”.
Duke u nisur nga kjo vetëdije, duke rizbuluar bukurinë e liturgjisë, duke u formuar prej Tij, mund të ndihmojmë në pastrimin e shumë mangësive. Nëse të marrësh pjesë në kremtim do të thotë “të dëgjosh fjalët” e Jezusit dhe “të shikosh gjestet e tij, më të gjalla se kurrë”, protagonizmi narcizist i kremtuesit, spektakolarizimi, ngurtësia e rreptë apo ngadalësia dhe banalizimi nuk mund të mbizotërojnë. Edhe liturgjia, “burim e kulm”, nuk mund të shndërrohet në fushëbeteje, me synimin të kalohet në një vizion të Kishës, i cili nuk e pranon çka u vendos sinodalisht nga Koncili II Ekumenik i Vatikanit.