K?ta “lumenj gjaku” n? Ukrain?: “luft?”, jo “operacione ushtarake"
ANDREA TORNIELLI
Kjo e Ukrainës është “luftë”, jo operacion ushtarak”. Në krye të thirrjes së re për paqen, Papa Françesku përgënjeshtroi fake news - lajmin e rremë - që do të dëshironte ta paraqiste çka po ndodh me fjalë dredharake, për ta maskuar realitetin e tmerrshëm të fakteve.
Françesku përshkroi atë, që po e sheh me sytë e vet e gjithë bota: banesa civile të hedhura në erë, pleq, gra e fëmijë të vrarë mizorisht, vringëllimë armësh, që rrënojnë pa mëshirë - e që pohojnë se në Ukrainë “rrjedhin lumenj gjaku e lotësh”. Nuk janë fjalë të rastit, por rikujtojnë çka tregoi këto ditë kryeipeshkvi i Kievit, Sviatoslav Shevchuk, që jeton i rrethuar ndërmjet njerëzve të vet në kryeqytetin e Ukrainës.
Françesku: t’i jepet fund luftës mizore. Epërsi bisedimeve
Pas Engjëllit, Papa përsëriti thirrjen për Ukrainën, për garancinë e hyrjes në zonat e luftës dhe sigurimin e korridoreve humanitare.
Së treti, nënvizoi urgjencën e veprimtarisë humanitare, duke kërkuar të sigurohen vërtetësisht, e jo vetëm me fjalë, korridoret humanitare, e të vihet theksi mbi këtë “të vërtetë”, pavarësisht nga deklaratat nga ana ushtrisë ruse për gjëra që realisht nuk kanë ndodhur: ushtri që po e pushton Ukrainën. Ipeshkvi i Romës kërkoi edhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare, të shkelur nga kush deshi ta shpërthente këtë luftë agresive.
Akoma, Françesku kërkoi të ndalohen sulmet e armatosura, pa harruar se po flitet për agresion, ku njëri sulmon - e tjetri, natyrisht, mbrohet! E të mos harrohet se një popull i tërë po paguan pasojat e tmerrshme: vdekje, rrënime, vuajtje, familje të ndara, miliona refugjatë.
Së fundi, përveç mirënjohjes për ata, që po i strehojnë të ikurit, duhet kujtuar edhe falënderimi që u drejtoi Papa gazetarëve e gazetareve, të cilët po vënë në rrezik veten, për të garantuar informacionin, që e ndjekim për ditë, si të kishte shpërthyer lufta pranë shtëpive tona, në zemrat tona.
Një falënderim tjetër, tri ditë pas miratimit të ligjit të ri që, në Rusi, i dënon me pesëmbëdhjetë vjet burgim rusët a të huajtë “të cilët përhapin informacione të rreme mbi forcat e armatosura”. Sepse paska edhe nga ata që dashkan ta quajnë këtë luftë të ndyrë “operacion ushtarak”.