Pishtar? drite, q? ndri?ojn? qiellin e njer?zimit
R.SH. - Vatikan
ANDREA TORNIELLI
Ka nga ata që shfrytëzojnë emigrantët dhe refugjatët duke i kthyer në pengje dhe kjo bën çdo ditë lajm. Ka nga ata që me nxitim ndërtojnë gardhe telash me gjemba për të zmbrapsur "pushtimin" e fëmijëve të pambrojtur, grave dhe burrave që enden të mёrdhitur nga tё ftohtët dhe nevojtarë për gjithçka në pyjet në kufirin midis Bjellorusisë e Polonisë, e edhe ky është gjithashtu një lajm. Ka nga ata që dalin në rrugë për të mbështetur politikat e ndërtuesve të mureve, në emër të një identiteti që e quan veten të krishterë, e as kjo nuk i shpëton radarit mediatik.
Megjithatë, ka edhe nga ata që rebelohen, në heshtje, pa demonstruar, pa dalë në sheshe, e duke qëndruar në shtëpi larg kamerave, ndezin pishtarët pёr tё ndriçuar qiellin e njerëzimit. Dhe kur ky lajm del në faqet e gazetave - e kanë botuar gazetat italiane Avvenire dhe Repubblica - ringjall shpresën. Në Poloni, në disa shtëpi në kufi, pranë pyllit ku konsumohet drama e emigrantëve, ka burra dhe gra që nuk janë dorëzuar para globalizimit të indiferencës, të ndërgjegjshëm për rrënjët e krishtera që nuk janë kthyer në ideologji, por mbështeten tek Ungjilli i gjallë, ai i shëmbëlltyrës së Samaritanit të Mirë.
Janë njerëzit që e kujtojnë magjisterin e Shën Gjon Palit II, të cituar tre ditë më parë nga Papa Françesku në pёrfundim të audiencës së përgjithshme tё 10 nёntorit: "Sot bota dhe Polonia kanë nevojë për njerëz me zemër të madhe". E madje duke e ditur se rrezikojnë të denoncohen si persona qё ndihmojnë dhe nxisin emigracionin e paligjshëm, këta samaritanë të mirë lënë tё ndezur një dritë jeshile në shtëpinë e tyre gjatë natës, duke paralajmëruar se atje, pas xhamave të ndriçuara, është një pjatë me supë të nxehtë dhe një batanije, gati pёr ata që kalojnë atypari, pavarësisht pasaportave dhe vizave. Ose lënë jashtë derës qumësht të freskët, këpucë dhe enё me ujë, që vullnetarët e heshtur, që lëvizin pёr tё ndihmuar migrantёt kur bie mbrëmja e terri, t'i mbledhin këto dhurata dhe t'i lënë në pyll për ata që kanë aq nevojë për to. "Përpjekja për të parandaluar vdekjen e këtyre njerëzve të dëshpëruar - pohoi Wiktor Jarocki, aktivist i një shoqate katolike në Krynki - sot është një krim. Por ne e kujtojmë mësimin e Papёs Vojtila dhe nuk bindemi në mënyrë ligjore: harrimi i ushqimit dhe i rrobave në pyll mund të ndodhë dhe sot është i domosdoshëm”.