杏MAP导航

K?rko

Sinodi i ve?ant? i Ipeshkvijve p?r Amazon?n Sinodi i ve?ant? i Ipeshkvijve p?r Amazon?n 

#SinodoAmazonico. T? vler?sohen besimtar?t laik?, larg nga klerikalizmi

Sot, kongregacioni i 11-t? dhe i 12-t? i p?rgjithsh?m, n? Sinodin e ve?ant? t? Ipeshkvijve p?r Amazon?n. Dje pasdite, 14 tetor, n? kongregacionin e 10-t? t? p?rgjithsh?m u fol p?r vler?simin e besimtar?ve laik?. 177 et?r sinodal? t? pranish?m n? Sall?, s? bashku me Pap?n Fran?esku.

R.SH. - Vatikan

Të rimendohet shërbimi në Kishë, në dritën e sinodalitetit: kjo është një nga sfidat e Kishës në Amazonë, për t’u bërë gjithnjë e më tepër Kishë e Fjalës së Zotit. Në disa nga komentet e djeshme të etërve sinodalë u vu në dukje se rajoni ka nevojë për mbarështues të rinj të Fjalës, përfshirë gratë, për t’u dhënë përgjigje të reja sfidave bashkëkohore. Duhet investuar mbi përgatitjen e laikëve, të cilët, me frymë misionare, të kumtojnë Ungjillin në çdo anë të Amazonës. E kjo është e rëndësishme edhe për thirrjet e reja.

Roli i laikëve dhe i grave

         Shërbimi i laikëve në Kishë, u theksua në Sinod, duhet menduar larg klerikalizmave, madje, dikush propozoi që çështje si ajo e të ashtuquajturve “viri probati” (shugurimi i burrave të martuar, me fe të provuar) dhe shërbimi i grave të trajtohen në një Asamble të zakonshme sinodale e jo të jashtëzakonshme si kjo e tanishmja, sepse janë tema me ndikim universal. Dikush tjetër hodhi idenë që fillimisht, të mendohet për “viri probati” diakonë, para se të vendoset për shugurimin e tyre meshtarak. Vërtet, u tha në Sallë, diakonati i përheshëm mund të jetë një laborator i vlefshëm për burrat e martuar. Ndërkaq, për gratë u propozuan shërbime, që s’kanë nevojë për shugurim, si kremtimi i Fjalës dhe veprimtaritë shoqëroro-bamirëse.

Mbrojtja e të miturve dhe e të rriturve të brishtë

         Edhe në këtë Sinod u fol gjerësisht për plagën e pedofilisë dhe të abuzimeve seksuale. U kërkua transparencë dhe përgjegjësi para krimeve të tilla në Amazonë. Njëkohësisht, shfrytëzimi i të rinjve ka të bëjë edhe me fusha të tjera, si me trafikët e ndryshëm, sidomos me trafikun e organeve. U vu në dukje, gjithashtu, se vetëm në Brazil, gjatë vitit 2018, ka pasur 62 mijë raste përdhunimesh. Viktimat e trafikëve të paligjshëm në Amazonë janë nga më të keqtrajtuarat në botë, prandaj Sinodi kërkoi të ngrihen Komisione të veçanta për t’i detyruar ndërmarrjet e mëdha të respektojnë normat antitrafik. Kjo është e rëndësishme, nënvizoi më se një nga etërit sinodalë, edhe për të afruar të rinj, që dëshirojnë të bëhen meshtarë. Tek Kisha, ata duhet të shohin institucionin, që i mbron dhe i udhëheq me frymë misionare.

Uji – pasuri parësore

         Katekizmi nuk duhet të jetë i përshtatshëm vetëm për të shoqëruar thirrjen e të rinjve për t’ia kushtuar jetën Zotit, por edhe për një ekologji të gjithanshme. U theksua sidomos kujdesi për burimet ujore. Çdo ditë, një mijë fëmijë në botë humbin jetën për sëmundje, që kanë të bëjnë me mungesën e ujit të pijshëm. Siç ka thënë shpesh Papa Françesku, lufta e ardhshme botërore do të bëhet për ujin. U kërkua një “kthesë ekologjike”, që i ndryshon stilet e sotme të jetesës, karakterizuar tepër nga përfitimi maksimal. Në këtë këndvështrim, bëhet i rëndësishëm edhe formimi i komunikatorëve indigjenë dhe përdorimi i mediave për të përhapur idenë se njeriu ka nevojë për një zhvillim të gjithanshëm.

Reflektimi i Papës

         Në përfundim të kongregacionit të 10-të të përgjithshëm, Papa Françesku mori fjalën e reflektoi mbi disa tematika të punimeve sinodale të ditës së djeshme, duke vënë në dukje disa pika, që i bënë më tepër përshtypje.

15 tetor 2019, 14:23