杏MAP导航

K?rko

 Sinodi i Ipeshkvijve: Kongregacioni i 15-t? i P?rgjithsh?m Sinodi i Ipeshkvijve: Kongregacioni i 15-t? i P?rgjithsh?m 

#SinodiAmazonik. Paraqitet Dokumenti p?rfundimtar, sot votimi

N? pranin? e Pap?s Fran?esku, gjat? Kongregacionit t? 15-t? t? p?rgjithsh?m t? Sinodit t? posa??m t? Ipeshkvijve p?r Rajonin Panamazonik, mbajtur dje pasdite, u paraqit Dokumenti p?rfundimtar dhe u zgjodh?n an?tar?t e K?shillit pas-sinodal. T? pranish?m n? sall?, t? 182 et?rit sinodal?.

R. SH. - Vatikan

Janë 13, anëtarët e Këshillit për vënien në jetë të Asamblesë së posaçme  të Amazonës, zgjedhur pasditen e 25 tetorit, me shumicë absolute. Emrat e tyre  përfaqësojnë vendet kryesore të rajonit: 4 vijnë nga Brazili, 2 nga Bolivia, 2 nga Kolumbia, 2 nga Peruja, 1 nga Antilet, 1 nga Venezuela e 1 nga Ekuadori. Anëtarëve të zgjedhur  pasditen e djeshme u shtohen edhe tre të tjerë, emëruar nga Papa. Këshilli ka për detyrë të punojë për aktualizimin e vendimeve të Sinodit.

Paraqitja e Dokumentit

Menjëherë pas votimit, në Kongregacionin e 15-të, relatori i përgjithshëm i Sinodit, president i Rrjetit kishtar panamazonik, kardinali Claudio Hummes,  paraqiti në sallë dokumentin përfundimtar të punimeve. Duke folur për tekstin, Hirësia e Tij  vuri në dukje punën e madhe të bërë nga Komisioni për hartimin  e dokumentit, e po ashtu, edhe nga rrethet e vogla, që bënë shumë korrektime. Teksti - vijoi të kujtojë - lidhet me një çast emergjence ekologjike, në të cilin duhet vepruar menjëherë, pa pritur më asnjë çast. Mbrojtja e Amazonës është themelore  - shtoi - për shëndetin e mbarë planetit e Kisha, e vetëdijshme për faktin se duhet një kthesë e gjithanshme, për një ekologji të gjithanshme! Kisha e dëgjon britmën e popujve të Amazonës e britmën e tokës, britmë e njëjtë e shprehje e së njëjtës shpresë. Sinodi - përfundoi kardinali Hummes -  shërben për fuqizimin e bashkimit kishtar, me Pjetrin e nën udhëheqjen e Papës.

Sot, votimi

Mëngjesin e sotëm, e shtunë, 26 tetor, etërit sinodalë ia kushtuan rileximit individual të tekstit, ndërsa pasdite, gjatë Kongregacionit të 16-të të përgjithshëm, do të  votohet. Së fundi, sipas traditës së Asambleve Sinodale, Françesku u dhuroi të gjithë pjesëmarrësve në Sinod, një dhanti të veçantë: medaljen e Papës për vitin 2019,  me pamjen e Amazonës.

 

26 tetor 2019, 12:40