杏MAP导航

K?rko

 Logo e shtegtimit apostolik t?  Pap?s Fran?esku n? Mozambik, Madagaskar e Mauricio Logo e shtegtimit apostolik t? Pap?s Fran?esku n? Mozambik, Madagaskar e Mauricio 

N? Sall?n vatikanase t? Shtypit, takim kushtuar shtegtimit t? Pap?s n? Afrik?

N? Sall?n e Shtypit t? Vatikanit, drejtori, Matteo Bruni, u takua me gazetar?t, n? prag t? shtegtimit t? af?rt t? Pap?s Fran?esku n? Mozambik, Madagaskar e Mauricio.

R. SH. - Vatikan

Paqja, takimi me bashkësitë e krishtera, pajtimi dhe Gjithësia, ishin disa nga temat kyçe, nënvizuar nga Matteo Bruni, drejtor i Sallës  vatikanase të Shtypit, gjatë takimit të zakonshëm me gazetarët, para nisjes së Papës në shtegtimin e 31-të apostolik, të mërkurën e ardhshme. Gjatë këtij shtegtimi, që do të zgjasë deri më 10 shtator, Papa do të vizitojë  tre vende: Mozambikun, Madagasakarin e Mauricion. Do të ecë mbi gjurmët e Gjon Palit II, Papa i parë që  shkeli në këto vise afrikane, gjatë disa shtegtimeve ndërmjet viteve 1988 e 1989.

Gëzimi e mirënjohja e Papës

Por ç’ka ndodhur me këto vende, pas shtegtimeve të Papës Wojtyla? Françesku do t’i gjejë shumë të ndryshuara -shpjegoi Bruni - duke kujtuar se asokohe merreshin kryesisht me bujqësi, ndërsa sot po provojnë mundësi të reja, por edhe varfëri të reja.

Papa – kujtoi drejtori i Sallës vatikanse të Shtypit - përgatitet plot me mirënjohje ndaj atyre, që punojnë për realizimin e shtegtimit e me gëzim, për këtë rast që i jepet për ta kumtuar Ungjillin në këtë pjesë të botës, të pasur me larmi e humanizëm. Bruni nënvizoi edhe se Papa është shumë i gëzuar për faktin se do të takohet me këtë tokë të bukur - siç e nënvizoi edhe në një videomesazh - me njerëzit e saj e me shenjtërinë e saj.

Në grupin shoqërues, një infermiere e Fas

Si zakonisht gjatë shtegtimeve, Papa merr me vete edhe një punonjës të Vatikanit. Këtë herë e pati këtë fat një infermiere e Fas-it (Fondi i Asistencës Sanitare), që kujdeset për shëndetin e personelit kishtar, rregulltar e laik të Vatikanit. Drejtori Bruni vuri, më pas, në dukje se 5 fjalimet e Papës në Mozambik do të shqiptohen në gjuhën portugeze, dhjetë të tjerat (8 në Madagaskar e 2 në Mauricio) në gjuhën italiane.

Në Mozambikun, që nis të shikojë frytet e paqes

Duke rikujtuar të gjitha etapat e shtegtimit apostolik, Bruni u ndalua në Mozambik, vend i paqëtuar falë edhe ndërmjetësimit të Bashkësisë së Shën Egjidit e në veçanti, të kardinalit të ardhshëm Zuppi. Në vitin 1992 u firmos paqja ndërmjet qeverisë dhe rebelëve të Rezistencës Kombëtare mozambikiane por, vetëm në muajin e kaluar u nënshkrua, në Gorongosa National Park, marrëveshja për t’i dhënë fund dhunës, që nuk kishte pushuar, edhe pse qe nënshkruar paqja. Andrea Riccardi, themelues i Shën Egjidit, do të takohet me Papën në Maputi, pranë spitalit  të Zimpetos, ku zbatohen protokollet e projektit “Dream”, për të sëmurët me Sidë. Mjekohen - shpjegoi Bruni - 130 mijë fëmijë të lindur në mbarë Afrikën, falë kësaj “Ëndrre”- që këtu bëhet realitet- domethënë, shëndet.

Takimi me besimtarët e Beira-s

“Në program nuk përmendet vizita në Beira – nënvizoi drejtori – sepse në kulmin e rindërtimit”. Qyteti, i dyti i Mozaikut për madhësi, u bë rrafsh me tokë nga cikloni Idai, me pasojë një mijë të vdekur. “Në Beira, Papa do të përqafojë besimtarët e do t’u drejtojë edhe fjalën”. Ndërsa kofirmohet  takimi privat me bashkësinë Xai-Xai, në Nunciaturën e Maputo-s, sepse Papa Françesku dëshiron të dijë në ç’pikë ka arritur vëllazërimi ndërmjet dioqezave, që e pati nisur vetë, kur ishte kardinal ipeshkëv i Buenos Aires”.

Përqafimi me të shpëtuarit nga epidemia e fruthit

“Ndërmjet takimeve të veçanta, që do të ketë Françesku, është edhe ai me të mbijetuarit nga një epidemi fruthi që, në prill 2019, shkaktoi, në Madagaskar, vdekjen e 1.200 vetëve. E pas takimit me karmelitanet e zbathura,  do të bisedojë edhe me një familje prej tre vetësh, në manastirin e Antanarivos, ku do të jetë i pranishëm për bekimin e altarit të katedrales së Morondava-s.

Konfirmohen të gjitha takimet e tjera, nën shenjën e dashurisë së krishterë e të paqes, fjalë me tingëllim të njëjtë në tri motot e shtegtimit të shumëpritur të Papës Françesku në Afrikë!

03 shtator 2019, 09:40